Na ndiqni

Prishtina

Salla e ish Armatës i jepet komunës së Prishtinës

Nga: KosovaPress Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:42
Salla e ish Armatës

Pas 19 vitesh Kinoja e Ish Armatës jugosllave iu dha komunës së Prishtinës. Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

Yagcilar gjatë zyrtarizmit të marrëveshjes ka thënë për KosovaPress se pas marrjes së sallës që ishte nën menaxhimin e EULEX-it, kanë biseduar me kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmetin që të arrijnë një marrëveshje që salla e Armatës të menaxhohet nga komuna e Prishtinës në koordinim me MAP-in.

 Ai tha se e kanë të nevojshme që  ajo sallë të shfrytëzohet për qytetarët dhe institucionet, për aktivitete të ndryshme kulturore.

Yagcilar: Do të jetë një mundësi për qytetarët për aktivitete kulturo-artistike

“Në bashkëpunim me EULEX, ne si Ministri e Administratës Publike e kemi marrë në menaxhim këtë sallë, por duke biseduar edhe me kryetarin e komunës  dhe duke vlerësuar që ka nevojë për hapësirat kulturo-artistike vendosëm së bashku me kryetarin që sipas memorandumit të menaxhohet nga komuna në koordinim me Ministrinë e Administratës Publike, pra do të jetë një mundësi për qytetarët dhe për institucionet që të kenë një hapësirë ku mundemi me ralizu aktivitete të ndryshme”, tha ministri Yagcilar

Ndërsa, kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti  ka kujtuar me nostalgji fëmijërinë e tij teksa tregoi se në këtë sallë ka ardhur shpesh kur ka qenë i vogël.

Ai tha se pas bërjes publike në rrjetet sociale për këtë marrëveshje me MAP ka pranuar shumë komente nga artistë të ndryshëm nga vendi ku ka marr mbështetje.

Kjo marrëveshje është bërë për një vit por me mundësi vazhdimi edhe për 10 vjet tjera.

Ahmeti: Kur e kam bërë publike  sallën,  kam marrë shumë komente nga artistët

“ Vet këtu personalisht kam ardhur shumë shpesh në këtë kinema kur kam qenë i vogël dhe ku jam rritur në Prishtinë, por me të vërtetë është gëzim tepër i madh sot që mund ta shfrytëzojmë këtë sallë. Ky memorandum është për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe dhjetë vjet të tjera dhe ne si komunë zotohemi se ashtu siç e kemi marrë do ta kthejmë , ndoshta edhe në gjendje më të mirë....Kur e kam postu lajmin për këtë sallë menjëherë prej artistëve kam marrë shumë komente duke filluar nga koncertet e ndryshme me  muzicientë që  thjesht as salla të mirëfillta për me mbajt  koncerte nuk kemi, përderisa ne i kemi  në Prishtinë më shumë se pesë festivale”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës u shpreh falënderues ndaj ministrit yagcilar për gatishmërinë që ka treguar për këtë sallë shumë të rëndësishme dhe e nevojshme për komunën e Prishtinës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test