Na ndiqni

Prishtina

Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë për qytetarët e Prishtinës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:31
Shpend AhmetI

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është miratuar Ligji për kryeqytetin bashkë me amendamentin për polici të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se ky ligj është esencial për funksionimin më të mirë të kryeqytetit.

“Sot, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikës ka kaluar Ligji për Kryeqytetin bashkë me amendamentin për Polici të Kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancën plenare”, ka shkruar Ahmeti.

Projektligji për Prishtinën rregullon organizimin dhe funksionimin e kryeqytetit, sipas të cilit, duhet të ketë status të veçantë juridik sipas Kushtetutës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test