Na ndiqni

Politikë

Deputeti i LDK’së zë ngushtë Haradinajn: Demarkacioni, mirë apo keq?

Nga: Mediat Shqiptare Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:57
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Arben Gashi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të jap një përgjigje lidhur me çështjen e demarkacionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se çështja e demarkacionit a është një vendim i mirë apo i keq.

“Kryeministër, merre përgjegjësinë që ta ngarkon posti dhe deklaroje vendimin e qeverisë tënde, është demarkacioni mirë apo keq?”, ka shkruar Gashi.

Më shumë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me gjetjet e komisionit të kaluar nën udhëheqje të Murat Mehës, Kosova ka humbur territor.

Ndërsa në mbledhjen e sotme qeveria ka quar në Kuvend cështjen e demarkacionit për shqyrtim.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test