Na ndiqni

Politikë

Kush duhet të jetë kryetar i ardhshëm i LDK-së?

Nga: Bota Sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 09:39
LDK

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci, ka dhënë vlerësimin e tij sa i përket udhëheqjes së ardhshme të kësaj partie. Për Nexhat Dacin, në krye të LDK-së duhet të vijë dikush me autoritet që nga fillimi i rugovizmit.

 “Dikush që ka pas autoritet prej fillimit të rugovizmit, edhe që ka tregu që edhe në udhëheqjen lokale, ka qenë dy tri herë kryetar i një komune shumë të rëndësishme, të Gjilanit për shembull”, ka thënë Daci gjatë një interviste për mediet vendore.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, duke komentuar deklaratat e z. Nexhat Daci, ka thënë se është fakt që Haziri ka qenë pjesë që nga fillimi i rugovizmit dhe nuk është çudi nëse ai zgjidhet si i pari i LDK-së.

“Fryma rugoviane e ka pasur gjithmonë Lutfi Hazirin dhe e ka ende dhe në qoftë se ai zgjidhet kryetar i LDK-së, është e pritshme për partin pse jo, por normalisht duhet të jetë një konkurrencë brenda partisë në fillim, pasi që brenda subjektit tonë ka njerëz dinjitozë dhe seriozë që mund të bëhen shefa të LDK-së”-u shpreh Rugova për Bota Sot.

Por, nuk e ka mohuar mundësinë që Isa Mustafa të jetë sërish në krye të LDK-së, duke theksuar se nuk ka arsye, që ai të mos e vazhdojë mandatin e radhës si kryetar i LDK-së.

“Pse të mos jetë prapë Isa Mustafa shef i Lidhjes Demokratike, pasi që unë mendoj se ai ka punuar dhe vazhdon të punojë në mënyrën më të mire për LDK-në dhe ai po e dëshmon çdo ditë këtë punë të tij”,-tha më tutje Rugova.

Në anën tjetër, analisti Leon Duhanaj, në prononcimin e tij për gazetën “Bota Sot”, tha se nëse LDK-ja e ndërron kryetarin, atëherë duhet ta zgjedh një kryetar të ri që nuk ka qenë pjesë e përçarjeve të mëhershme...

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test