Na ndiqni

Politikë

Enver Hoxhaj i Përgjigjet Ivica Daçiqit për Njohjet e Kosovës

Nga: Kallxo.com Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 16:37
Enver Hoxhaj

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, dënoi deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se Kosova ‘shpiku’ njohjet nga shtatë ose tetë shtete tjera. 

Hoxhaj akuzoi Serbinë për lansimin e një “fushate agresive” për ta penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës si pjesë e një “politike të re të jashtme të lajmeve të rrejshme dhe beteje hibride (që synon) minimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën e kanë njohur sovranitetin tonë shtetëror. Nuk ka dilema në këtë çështje”, tha Hoxhaj për BIRN, duke e akuzuar Serbinë se po e përdor këtë temë për ta zhvendosur vëmendjen nga roli i saj në “gjenocidin që e ka kryer gjatë viteve 1990”.

Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, tha për gazetën serbe Vecernje Novosti të hënën se së paku shtatë ose tetë shtete nga 114 për të cilat Kosova thotë se ia kanë njohur pavarësinë, në fakt nuk e kanë njohur atë.

Kallxo.com
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test