Na ndiqni

Politikë

Gjykata Kushtetuese mbetet ‘dera e vetme’ e LDK-së për të kërkuar rinumërim në Prishtinë

Nga: Lajmi.net Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 14:22
Gjykata Kushtetuse

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte refuzuar ta pranonte vendimin e Gjykatës Supreme, që morri vendim që të mos rinumërohen votat në Prishtinë. 

Kjo parti përmes një komunikate e kishte konsideruar si të pa argumentuar vendimin e Supremes.

Ndërsa asambleistja e LDK-së Vlora Dumoshi përmes një statusi në Facebook kërkoi hapjen e kutive në Prishtinë.

Por të gjitha këto po konsiderohen të parealizueshme nga politologu Ramush Tahiri.

Ai po thotë se proceduralisht dhe ligjërisht janë mbyllur çështjet.

“Mendoj se LDK-ja i dinë procedurat, sepse vendimi i Gjykatës Supreme është marrë dhe nuk shkon më lart, mund të kontestohet në Kushtetuese, por për mendimin tim, nuk është për Kushtetuese, mirëpo LDK i ka juristët dhe do ta dërgojë këtë çështje”, ka thënë Tahiri për Lajmi.net. 

Lajmi.net
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test