Na ndiqni

Politikë

PZAP vendos sot rreth ankesave të LDK-së në Istog

Nga: Gazeta Express Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 13:56
PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do të marrë vendim për ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që supozon se ka pasur manipulime në votat përmes postës në Istog.

Mulë Desku nga PZAP-ja thotë për Express se sot do të merret vendimi për ankesat e dërguara nga LDK'ja, pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës.

Partia e Isa Mustafës, kandidati i së cilës doli fitues pas numërimit të votave nga balotazhi i 19 nëntorit, nuk po e pranon rezultatin që doli me numërimin e votave përmes postës, që pothuajse të gjitha i shkuan Gani Dreshajt të AAK-së.

Votat përmes postës përmbysen rezultatin në Istog, duke dalë fitues Dreshaj. 

Sipas LDK’së, votat përmes postës në Istog duhet anuluar, pasi ka pasur manipulime. Për këtë, LDK edhe u ankua në PZAP.

Gazeta Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test