Na ndiqni

Politikë

LDK-ja partia me numrin më të madh të komunave në Kosovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 07:57
LDK

Lidhja Demokratike  e Kosovës del të jetë fituese e një numri të madh të komunave nga zgjedhjet komunale.

Sipas rezultateve nga të gjitha komunat sa ka Kosova, LDK del të ketë fituar tetë komuna.

Gjilan, Istog, Podujeve, Vushtrri,  Lipjan, Peje, Viti,Fushë-Kosovë, janë tetë komunat e fituara nga LDK.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor ndërsa sot u zhvillua balotazhi në 19 komunat të cilat nuk kishin arritur të zgjedhin të parin e komunës së tyre. Dështim serioz i kësaj partie llogariten disfatat në dy komuna të mëdha: Ferizaj dhe Suharekë, përderisa në Prishtinë rezultati vazhdon të jetë ende lëvizës. LDK-ja ndërkohë vazhdon  të udhëhiqet nga ish-kryeministri i vendit, i pari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test