Na ndiqni

Politika

Haxhiu i godet deputetët që nuk nënshkruan për shfuqizimin e Speciales: LDK po bën lojë politike

Nga: Sovrani Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:40
Teuta Haxhiu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu i ishte bashkuar nismës së 42 deputetëve të tjerë, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Haxhiu po e kundërshton ashpër faktin se Specialja, do të ndëshkoj vetëm krimet e shqiptarëve. Ajo thotë se krimet  e mundshme mund të ndëshkohen nga drejtësia kosovare, duke i fuqizuar gjykatat që ka në dispozicion Kosova.

Në një intervistë të shkurtër për Sovrani.Info, Haxhiu nuk e ka lënë pa i ‘’goditur’’ deputetët opozitar, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për të cilët thotë se janë duke bërë lojë krejtësisht politike sa i përket Speciales.

Jeni në mesin e deputetëve që keni nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pse jeni kundër punës së Speciales?

Haxhiu: Nënshkrimin e kam bërë me vetëdije të plotë. Unë vij nga rajoni i Mejës, mirëpo askush nuk u dënu deri më sot e shumë e shumë masakra të tjera që janë bërë. Kriminelët me emër e me mbiemër janë të lirë nuk gjykohen, nuk dënohen. Atëherë pse me ba gjykatë me i dënu vetëm shqiptarët. Le të ndodh në Kosovë me këto gjykata që i kemi, le të mendojmë për fuqizimin e tyre.

Si i komentoni deklaratat e opozitës, se me shfuqizimin e Speciales, humb mbështetja e ndërkombëtarëve dhe dëmtohet imazhi i Kosovës?

Haxhiu: Unë po i kuptoj deputetët e LDK-së që i kanë politikat edhe brenda subjektit politik, po bëjnë vërtetë politikë, po mendojnë që liria na ka ardh prej qiellit, tu iu falenderu gjithë atyre që kontribuan me ardh liria në Kosovë, pa harruar edhe kontributin e miqve. Mirëpo, jo për tu bërë servil, jo për të lujt me ndjenjat e njerëzve. Mbi të gjitha unë e shoh krejt politike. Ç’do deklaratë të tyre e shoh krejtësisht politike.

Sovrani.Info: Çka po nënkuptoni kur po insistoni se LDK po bën lojë politike në lidhje me Specialen?

Po është lojë politike se ata nuk janë të interesuar të zbardhin asnjë vrasje që e kanë pretendu, se e kanë pas Qeverinë në dorë  dhe asnjëherë nuk e kanë bërë asnjë hap të vetëm. Dhe kjo tregon që ata e kanë vetëm politikë. 

Sovrani
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test