Na ndiqni

Politika

Vendimi për taksën ka nervozuar serbët, analisti tregon se a priten trazira

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:15
Ilustrim

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës, për rritjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ka deklarime nga zyrtarët e këtyre vendeve se  ky veprim do të ketë efekt negative dhe ekziston mundësia që  të qoj edhe në trazira në gjithë rajonin.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka shkaktuar një nervozizëm tek vendet ndaj të cilave është marrë kjo masë, pasi kjo do të ndikojë në mënyrë të drejt ekonomit e tyre.

“Mendoj se masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës për mallrat që hynë nga Serbia dhe BH duke ngritur taksën në 100 %, natyrisht se ka shkaktuar një nervozizëm tek vendet ndaj të cilave është marrë kjo masë, pasi kjo do të ndikojë drejtë-persë drejti në ekonomitë e tyre”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Sa i përket trazirave të paralajmëruar nga zyrtarët serb dhe boshnjak, ai nuk beson që do të ndodh një gjë e tillë, por pret që të ketë shtim të presionit nga Brukseli në drejtim të qeverisë së Kosovës.

“Nuk pres që do të ketë trazira në nivelin e paralajmëruar nga Beogradi dhe Sarajeva por pres që të shtohet presioni nga Brukseli në drejtim të qeverisë së Kosovës për ta hequr apo anukuar taksën e vën. Natyrisht duhet marrë parasysh edhe disa nga provokimet që mund ti bëjnë politikanët lokal serb në veri të vendit dhe Lista Serbe që kuptohet që do të jenë në bashkërenditje me politikën dhe kundërpërgjigjen e Beogradit, por jo në një masë sa që mund të shkaktojnë trazira dhe për ta rrezikuar edhe sigurinë në vendin tonë. Sërish them se presioni më i fuqishëm nga qeverisë së Kosovës do të jetë Brukseli dhe ky presion mund të ketë efektin e vet”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test