Na ndiqni

Politika

Ramush Haradinaj ta dorëzojë Milan Radojçiqin në Polici

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 23 nëntor 2018 Në ora: 16:36
Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit kishte mësyrë veriun e Mitrovicës. Qëllimi i gjithë aksionit të Policisë ishte arrestimi i personave të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, i vrarë në janar të këtij viti.

Gjatë këtij aksioni, Njësia Speciale e Kosovës arriti të arrestojë Dragisha Markoviqin, Sasha Gjuriqin, Marko Rashiqin, si dhe Nedelko Spasojeviqin. Por, caku kryesor i gjithë aksionit të Policisë arrit që të ikë. Milan Radojqiq, njeriu kryesor i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, ka arritur që t’ia mbathë Policisë së Kosovës. Ndërsa, menjëherë është lëshuar fletarrest për Radojçiqin.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i departamentit për hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova.

“Cak i operacionit policor kanë qenë katër lokacione dhe katër të dyshuar. Një nga të dyshuarit, M.R. i datëlindjes 1978 nuk është has në vendbanimin e tij, prandaj për të është lëshuar fletëarrest, respektivisht është në arrati, dhe atëherë kur do të haset nga Policia e Kosovës do të arrestohet edhe ky person... Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm, janë përdorur mjete dhe metoda të cilat janë të parapara edhe me procedura edhe me ligje aktuale në fuqi. Gjatë operacionit nuk kemi pasur asnjë person të lënduar, respektivisht asnjë zyrtarë policorë të lënduar. Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit, edhe përkundër rezistencës të hasur në njërin nga vendet ku është bërë bastisja, zyrtarët policorë kanë arritur ta menaxhojnë me sukses. Të dyshuarit janë përkohësisht në objektet e Policisë dhe do të vazhdojë procedura ashtu siç parashihet me kodin e procedurës penale dhe sipas udhëzimeve që i jep prokurori”, u shpreh Shillova.

Por kush është Milan Radojçiqi? Radojçiqi, njihet edhe si miku i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Përderisa në media raportohej se Radojçiqi është i dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e Ivanoviqit, kryeministri i Kosovës, ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, me qëllim që ta ruajë karrigen e tij, e priste me plotë kënaqësi në takime midis Prishtine në zyrën e tij.

“Unë du me i respektu njerëzit e vendit tim, une e respektoj Radojecicin, jam interesum me punu me ta, jam interesum mos me u ndi të ofendum, as të cenuar, ky vend është edhe i tyre, ata skanë pse me mendu nëse se kanë Beogradin çka i gjanë”, kishte thënë Haradinaj pas takimit të kishte pasur me Milan Radojçiqin në zyrën e tij në objektin e Qeverisë.

Po ashtu, kryeministri në shumë intervista të tij ishte shprehur se mbanë takime të rregullta me Milan Radojçiqin.

Ndërsa sot, kur tashmë Policia ka dështuar që ta arrestojë “bosin e krimit” në veri dhe është lëshuar fletarrest për të, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duhet ta takojë përsëri Radojçiqin. Por tashmë për një qëllim tjetër. Jo që ta ruajë karrigen e tij, por ta dorëzojë përfundimisht atë në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se Milan Radojçiq, përveq si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai njihet edhe si “bosi i veriut” të Kosovës. Ai njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinoviç, ku që të dy, hetohen edhe në Serbi për krim të organizuar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test