Na ndiqni

Politika

“Nëse Serbia i nxitë serbët në Veri të Kosovës, edhe ne i nxisim shqiptarët në Kosovën Lindore”

Nga: Bota Sot Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Ilustrim

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka pasur reagime të menjëhershme nga këto dy vende, si dhe nga faktorët ndërkombëtarë, sidomos nga Bashkim Evropian.

Sipas deklarimeve të zyrtarëve të Serbisë dhe Bosnjës ky veprim do të ketë efekt negative dhe ekziston mundësia që  të qojë edhe në trazira në gjithë rajonin.

Duke i komentuar këto deklarata, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se nuk duhet të zmbrapsemi nga kërcënimet e Serbisë, e as nga presionet e Bashkimit Evropian, pasi që Kosova do ta pësoi keq.

Image
Faik Krasniqi

“Kosova ka marrë një vendim që është dashur të merret shumë vite më parë ndaj Serbisë, por më mirë vonë se kurrë. Prandaj nuk guxojmë të zmbrapsemi nga kërcënimet e Serbisë, e as nga presionet e burokratëve të BE-së,  të cilët prej vitesh janë bërë avoketër dhe zëdhënës të Serbisë. Nëse zmbrapsemi përballë kërcënimeve të Vuçiqit e Daçiqit dhe nga presioni i BE-së, atëherë Kosova do ta pësoi keq”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka shpjeguar për pasojat që mund të ketë Kosova nëse zmbrapset nga vendimi për taksën kundër Serbisë.

Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të jetë më e ashpër në  arenën ndërkombëtare më Kosovën dhe se nga BE-ja nuk do të ketë  përgjithmonë liberalizimin e vizave dhe integrimet euro-atlantike.

 “Pse do ta pësoi keq? Sepse Serbia në arenën ndërkombëtare do të sillet edhe më ashpër seç është sjellë më parë. Kurse BE-ja do na izolojë tërësisht dhe ta harrojmë njëherë e përgjithmonë liberalizimin e vizave dhe integrimet euro-atlantike. Burokratët janë të pashpirt me popujt e urtë, kurse me popujt problematikë si serbët kanë sjellje të buta. Edhe ne duhet t'i tregojmë dhëmbët. Duke treguar atdhedashuri do fitojmë gjithçka nga BE-ja. Me kushte edhe Serbia fitoi dhe po fiton gjithçka nga BE-ja. Nëse Serbia i nxitë serbët në Veri të Kosovës, edhe ne i nxisim shqiptarët në Kosovën Lindore. Çdo gjë reciproke. Serbia këtë gjë e dëshiron që përmes kërcënimeve të na gjunjëzojë, dhe gjithmonë të ngelemi vegla të saj!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test