Na ndiqni

Politika

Profesori i ekonomisë tregon efektet e taksës ndaj Serbisë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:45
Muhamet Mustafa

Ish-deputeti i Kosovës, nga LDK-ja Muhamet Mustafa pohon se, ka kohë që është theksuar domosdoshmëria që Kosova të zbatojë parimin reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë, por edhe vendet e tjera.

“Kjo kërkesë legjitime është neglizhuar një kohë të gjatë nga institucionet e Kosovës, shpeshherë duke dashur të tregohemi “konstruktiv” ose edhe të “dëgjueshëm” ndaj sugjerimeve të faktorëve ndërkombëtar. Ky lloj qëndrimi inferior ka prodhuar efekte negative për prodhuesit e Kosovës dhe ekonominë e Kosovës. Ato problem janë akumuluar dhe tash po shpërfaqen edhe me nevojën e ndërmarrjes së masave të tilla siç është kjo e sotmja. Më mirë do të ishte sikur ne me vite të zbatonim reciprocitetin. Kjo neglizhencë  e jona ka prodhuar efekte negative edhe në aspektin politik aq sa Kosova e pavarur të mos pranohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si realitet dhe me respektin e duhur”, thotë Mustafa për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, problemet me Serbinë kanë dimensione më të thella ekonomike dhe politike.

Sipas tij, Serbia me politikën e saj dyfytyrëshe dhe shprehitë e vjetra dhe të reja koloniale, shpesh duke tentuar ti kamuflojë me mite e ndjenja mesjetare , gjithnjë ka tentuar që tregut të Kosovës ti servisojë industrinë e saj përpunuese, ashtu që ajo të fitojë gjithçka kurse Kosova të mbetet treg i saj dhe ajo nga ana tjetër të pengojë prodhuesit eksportues e Kosovës në forma të ndryshme gjithnjë duke tentuar që ta mohojë, nënçmojë dhe denigrojnë shtetësinë e Kosovës.

“Ofensiva politike e kohëve të fundit nga Qeveria serbe kundër Kosovës dhe loja e saj e dyfishtë, ngrehë e mos e këput, bisedime në Bruksel dhe destruksion në të gjitha fushat paralelisht me këtë, prodhoi edhe më shumë efekte negative në marrëdhëniet midis dy vendeve. Masa e qeverisë duket radikale, por duket të jetë proporcionale me këto sjellje të Qeverisë së  Serbisë. Serbia duhet t`i korrigjojë sjelljet e veta hegjemoniste dhe të rregullojë  marrëdhëniet ekonomike politike me Kosovën e pavarur, që nënkupton me gjithë qytetarët e Kosovës e jo vetëm me shqiptarët siç thotë Presidenti i tyre. Tregu i Kosovës besoj se brenda një kohe do te riorientohet edhe tek prodhuesit vendor dhe vendet e tjera. Kjo do të ketë një kosto edhe për ne që është e përballueshme, e Serbia duhet të shoh llogaritë e saja”, përfundon Muhamet Mustafa.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test