Na ndiqni

Politika

“Filloi lufta tregtare Kosovë – Serbi”

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:20
Ilustrim

Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen 100 për qind të taksës produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Pas këtij vendimi, Bashkimi Evropian ka reaguar, ku shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka dënuar vendimin e Prishtinës për të rritur tarifën për produktet serbe në 100% dhe ka kërkuar që vendimi të tërhiqet, pasi shkel marrëveshjen CEFTA dhe MSA.

Njohësi i çështjeve aktuale në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se tregtia po bëhet mollë sherri mes dy vendeve, derisa ka kërkuar që për këtë të ketë reagim nga SHBA dhe BE, të cilat duhet ta pezullojnë Serbinë nga disa organizata ndërkombëtare.

“Filloi lufta tregtare Kosovë –Serbi. Tregtia bëhet mollë sherri për dy shtetet, pa reaksion ndërkombëtar tensionet Kosovë-Serbi po vijnë duke u rritur, sikurse edhe në rajon fillojnë problemet politike, inatet politike i shtyjnë dy shtetet të mos merren me normalizim. SHBA dhe BE duhet të suspendojnë Serbinë përkohësisht nga disa organizata ndërkombëtare për shkak të pengesave që i bëhen Kosovës nga ana e Serbisë me çdo kusht për të kundërshtuar Kosovën në të gjitha mënyrat”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, raportet mes dy vendeve po keqësohen dhe Kosova duhet të kërkojë nga BE vendosmëri për të ndalur Serbinë të orientuar kundër interesit të Kosovës.

“Duhet një vendim konkret nga shtetet perëndimore, pasi kështu si është gjendja ka fituar politikisht Rusia dhe Serbia kundër perëndimit. Raportet në mes dy vendeve po keqësohen. Kërkohet me urgjencë ndikimi perëndimor, në mënyrë që ta kthejë situatën në binarë. Kosova duhet të kërkojë nga BE vendosmëri për të ndalur Serbinë të orientuar kundër interesit të Kosovës. Veprimet e pa ndalura të Serbisë po shkaktojnë pezm të madh politik dhe tensionenë Kosovë”, ka deklaruar Burjani për gazetën “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test