Na ndiqni

Politika

Flet eksperti i ekonomisë: Ja si e quan vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për 100 për qind

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Qeveria e Kosovës

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100 për qind. Qeveria e Kosovës përfundimisht ka miratuar propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

"Nga sot t'i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja", tha Shala.

Lidhur me ketë vendim, ka folur edhe njohësi i ekonomisë në vend.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, duke e komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për gazetën “Bota sot”, thotë se ky vendim është i detyrueshëm, duke marrë parasysh luftën dhe armiqësinë e shprehur të Serbisë ndaj Kosovës.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke qenë koshient me situatën politike që po kalon Kosova me Serbinë si dhe të kaluarën historike edhe pse vendime joparimore të një ekonomie të tregut, por që kjo është e detyrueshme duke marrë parasysh luftën dhe armiqësinë e shprehur të Serbisë ndaj Kosovës duke mos ndryshuar kursin e viteve të 90-ta që kishte ndaj Kosovës. Serbia po dëshmon që nuk mund të përballon Kosovën si shtet i pavarur meqë në mënyrë militare nuk ka mundësi të luftojë Kosovën, tani ka zgjedhur luftën diplomatike dhe ekonomike duke e minuar pavarësinë dhe ekonominë e Kosove si shtet si dhe mbipopullimin me produkte “Made in Serbia””, thotë Kadriaj.

Ai thotë se diplomacia e Kosovës u dëshmua edhe në Dubai që është e dështuar dhe nuk di çfarë bënë dhe çfarë flet.

“Meqë diplomacia e Kosovës u dëshmua edhe dje që është e dështuar dhe nuk di çfarë bën dhe çfarë flet kryediplomati Behgjet Pacolli i cili për veç dështimit bënë deklarime skandaloze që mbas dështimit të pranimit të Kosovës në Interpol ka fituar e keqja që nuk mund të kuptohet as në gjuhën drejt shqipe, por edhe atë diplomatike si dhe shprehet që Serbia ka bërë një fushatë të pamëshirshme aq sa është komike dhe shqetësuese se në dorë të kujt është diplomacia e Kosovës për faktin që ende nuk e ka të qartë që Serbia nuk ka pasur mëshirë edhe kur ka vrarë pleq, gra e fëmijë dhe ka dhunuar nënat dhe motrat tona”, thotë ai.

Në fund, njohësi i ekonomisë thotë se kryediplomati duhet të jap llogari dhe njëherit dorëheqje duke i kërkuar siç thotë ai falje qytetarëve për deklarimet që prekën një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës.

“Pra kryediplomati duhet të jap llogari dhe njëherit dorëheqje duke i kërkuar falje qytetarëve për deklarimet që prekën një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës. Përkundër dështimit diplomatik të vetmit hapa që po i bënë qeveria e Kosovës dhe konkretisht Ministria e Tregtisë në mbrojtje të ekonomisë së Kosovës dhe njëherit duke i bërë me dije Serbisë që Kosova ka zot shtëpie dhe duhet të ndryshoi qasje ndaj Kosovës. Me ketë dua te them edhe pse nuk janë hapa të një ekonomie të tregut janë të imponueshem kur është fjala për fqinjin verior, Serbinë”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test