Na ndiqni

Politika

Kërkohet dorëheqja e qeverisë pas dështimit në INTERPOL

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Mehmeti këtë dështim e quan dëshmi se vendi ynë po udhëhiqet nga njerëz të paaftë dhe po këta njerëz sipas tij, nuk garantojnë suksese nëpër botë.

“Dështimi i Kosovës në Interpol është dëshmi më e qartë se vendi ynë po udhëhiqet nga njerëz të paaftë. Këta njerëz me dosje nëpër botë nuk garantojnë sukses, dhe si e tillë po pasqyrohet edhe me dështimin në Interpol”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai shton tutje se qeveria duhet të jap dorëheqje sepse po e dërgon vendin drejtë fundosjes. Ndër tjerash ai mendon që opozita dhe qytetarët të protestojnë që kjo qeveri të largohet.

“Me ketë rast duhet të jep dorëheqje qeveria, e cila dështim pas dështimi po e dërgon vendin drejt fundosjes. Me këtë qeveri na presin veç dështime, si me ushtrinë dhe mos liberalizim të vizave. Duhet që opozita dhe qytetaret të protestojnë që kjo qeveri sa më parë të shkoj në djall, ndryshe vendin e presin ditë edhe më të zeza. Më mirë të ik kjo qeveri se të dështoj Kosova, nuk ia kemi borxh as Hashimit as Ramushit t'i mbajmë mbi kurrizin tonë dështimet dhe paaftësinë e tyre”, ka shtuar Mehmeti.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test