Na ndiqni

Politika

Deputetja e PDK-së: Që nga nesër, Kosova pjesë e INTERPOL-it

Nga: Bota Sot Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 20:25
Interpol

Kosova këtë vit do të tentojë për herë të tetë të hyjë në organizatën më të madhe në botë të policisë, Interpol.

Lidhur me ketë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavahire Izmaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova ka punuar me vite për ketë status që nesër do vendoset në Asamblenë e Përgjithshme, e cila ketë vit do të mbahet në Dubai.

Sipas Izmakut, kushtet janë plotësuar, ndërsa shprehet se është optimiste se Kosova do të jetë anëtare e Interpolit.

Image
Xhavahire Izmaku

“Qeveria dhe institucionet tona tjera shtetërore kanë punuar me vite për ketë status që vendoset nesër. Kushtet janë plotësuar sipas të gjitha kritereve. Unë jam shumë optimiste që nga nesër Republika e Kosovës do të jetë anëtare e Interpolit”, ka thënë Izmaku.

Tutje, deputetja e pozitës ka nënvizuar se nuk heziton të shprehë edhe një dozë të frikës kur dihet që çdo proces që kalon përmes votës, nuk ka siguri 100 për qind, deri të konfirmohet edhe zyrtarisht.

Ndërsa, krejt në fund, ka theksuar se mbetet me besim që nesër në mbrëmje Kosova do të urohet për suksesin e radhës.

“Por, nuk hezitojë të shprehë një dozë të frikës kur dihet që çdo proces që kalon përmes votës, nuk ka siguri 100 për qind deri të shfaqen numrat në ekran. Mbetem më shumë besim që nesër mbrëmje Kosova do të urohet për suksesin e radhës, pra pranimin në INTERPOL”, ka nënvizuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, XhavahireIzmaku për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, edhe ministri i Punëve të Jashtme, BehgjetPacolli, është shprehur edhe njëherë i vendosur se shumë shpejt Kosova do të bëhet anëtarja më e re e INTERPOL-it.

Në një deklaratë dhënë nga Dubai, shefi i diplomacisë ka thënë se që nga dita e nesërme, duke filluar prej orës 11:00, Kosova do të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test