Na ndiqni

Politika

Çfarë i sjellë Kosovës anëtarësimi në Interpol?

Nga: Mediat Shqiptare Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:57
Interpol

Kanë mbetur vetëm edhe 24 orë kur Kosova do ta marrë përgjigjen definitive mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL. Kështu Kosova ka marrë dritën jeshile nga shumica e vendeve anëtare te Interpolit që më 20 nëntor të votohet pro pranimit të saj në këtë organizatë botërore.

Bazuar në lobimin që po bëhet atje, sidomos lobim ky që po mbështetet fuqishëm nga Shqipëria dhe aleatët tanë si SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, na bënë të shpresojmë se rezultati i nesërm kur do të votohet për anëtarësimin e Kosovës do të jetë pozitiv.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se duhet pritur rezultatin e votimit.

Sipas tij, ky proces do të zbardhë gjithçka sa i përket anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë-Interpol.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se kjo do të ishte një arritur e madhe për Kosovën drejtë forcimit të subjektivitetit të sajë ndërkombëtar përfshirë edhe atë se më anëtarësimin e vendit tonë në Interpol. Po ashtu do të krijohen kushtet për bashkëpunim në sferën e sigurisë me shtete anëtare të kësaj organizate, po ashtu do të krijohet edhe një mekanizëm i përshtatshëm për ndjekjen e kriminelëve të luftës që kanë bërë krime ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në vitet 1998-99”, ka thënë opinionsti Haziri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test