Na ndiqni

Politika

“Kosova në Interpol, çështje e kryer”

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Çështja e futjes së Kosovës në agjendën e Interpolit është konfirmuar nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të votohet të martën e javës së ardhshme.

Përkundër, kësaj Serbia ka kërkuar që Kosova të mos futet fare në agjendën e  Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që po mbahet në Dubai.

Por, për tu bërë pjesë e organizatës më të madhe të Policisë Ndërkombëtare, Kosovës i duhen 2/3 e votave të shteteve që janë pjesëmarrës.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” kjo çështje është gati e kryer dhe se do të rezultonte pozitivisht në anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje është fut në përdorim pas konfuzitetit të plotë për liberalizimin e vizave gati është çështje e kryer, nuk do të ketë fare liberalizim të vizave si rezultat i frikës se shteteve mike të Kosovës se do të verdhohen nga emigracioni kjo i shtynë të mos jepin pëlqim edhe për një kohe, përderisa po bëhet fushat e madhe e lobizim për Interpol , kjo çështje do të duhej të rezultonte pozitivisht në anëtarësim të Kosovës në Interpol, prej kësaj teme kanë përfitim të gjithë, Serbia është absurde e pa mençur politikisht dhe e dëmshme se pari për qytetaret e Serbisë qe po i shtynë drejt izolimit, Kosova është çështje e kryer s`ka me asgjë prej kësaj teme, andaj pozitive do të ishte  që të njoh Kosovën dhe mos të pengoje atë fare në anëtarësim  në organizatat ndërkombëtare”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Ndryshe, në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit pritet që të votohet edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi që ish presidenti Meng Hongwei është arrestuar në Kinë nën akuzat për korrupsion.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test