Na ndiqni

Politika

Paralajmërimi për Kosovën: Anëtarësimi në Interpol, shumë sfidues dhe i paparashikueshëm

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:16
Interpol

Kosova këtë vit do të tentojë për herë të tetë të hyjë në organizatën më të madhe në botë të policisë, Interpol.

Pas të gjitha tentativa të dështuara deri tani për të qenë pjesë e kësaj organizate, këtë vit Qeveria ndau buxhet 1 milion euro për lobim për anëtarësim në Interpol.

Këtë vit, në Dubai do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it, nga 18-22 nëntor, derisa pritjet janë që Kosova të bëhet anëtare e saj.

Njohësi i integrimeve evropiane, Sami Blakaj, duke folur për këtë çështje për gazetën “Bota sot”, ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është i domosdoshëm dhe i kontribuon rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

“Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë siç është INTERPOL-i, është proces i domosdoshëm që do t’i kontribuojë rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar transnacional, terrorizmit dhe shumë dukurive të tjera negative”, ka theksuar ai.

Blakaj përmend ndarjen e buxhetit për lobim nga Qeveria, por që nuk ka asnjë informatë tjetër në lidhje me lobimin.

“Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë nga buxheti i saj 1,2 milion euro për lobim-anëtarësimi, megjithatë përveç kësaj informate, ne nuk kemi ndonjë informatë tjetër evidente, e cila do të na siguronte se autoritetet kosovare më të vërtetë janë duke lobuar intensivisht dhe se Kosova është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në INTERPOL”, ka vlerësuar Blakaj.

Sipas tij, duke mos pasur informata dhe duke pasur fushatë të egër nga Serbia kundër Kosovës, edhe kësaj radhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të jetë shumë sfidues dhe i paparashikueshëm.

“Duke qenë pothuajse në terr informativ karshi lobimit në fjalë dhe në të njëjtën kohë duke e ditur fushatën e egër të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, mendoj se edhe kësaj radhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të jetë shumë sfidues dhe i paparashikueshëm”, ka deklaruar njohësi i integrimeve evropiane Sami Blakaj, për gazetën “Bota sot”.

botasot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test