Na ndiqni

Politika

“Kosova këtë vit në Interpol me ndihmën e Amerikës”

Nga: Bota sot Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:42
INTERPOL

Në Kosovë ka shpresa të mëdha se Kosova këtë vit do të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol, pasi ka përmbushur të gjitha kushtet që të jetë pjesë e saj, derisa në anën tjetër Serbia vazhdimisht ka lobuar kundër Kosovës në Interpol.

Së fundmi ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se ka lobuar shumë dhe se Kosova ka votat e mjaftueshme që të jetë anëtare e Interpol-it dhe do të jetë pjesë e saj.

Se sa ka shpresë që Kosova të anëtarësohet këtë vit në këtë organizatë, në të cilën po aplikon për herë të tetë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se këtë vit Kosova do të pranohet në Interpol dhe këtë me ndihmën e Amerikës, por që sipas tij çështjet e krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të krimit frenojnë apo vonojnë çdo proces pozitiv.

“Unë besoj se më mbështetjen e Amerikës, Kosova do të pranohet në Interpol, por çështjet e krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të krimit frenojnë apo vonojnë çdo proces pozitiv nëse nuk është dashamirësia e miqve të Kosovës. Unë besoj se Kosova pranohet në INTERPOL, sivjet”, ka deklaruar Shahu për gazetën “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test