Na ndiqni

Politika

Kjo është “thembra e Akilit” që po e kërkon Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Ilustrim

Profesori Binak Maxharraj  ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, se Serbia është e interesuar për të gjetur një kompromis të pranueshëm në bisedimet Prishtinë-Beograd në lidhje me statusin e Kosovës, i cila do të ishte i nevojshëm për një paqe afatgjate.

Maxharraj ka potencuar për “Bota sot” se Daçiq është një nacional-shovenist i kohës së Millosheviqit  dhe se i tillë ka mbetur edhe me mendime.

“Shefi i diplomacisë se Serbisë Ivica Daçiq paska kërku dhe qenka i interesuar për të gjetur një “kompromis të pranueshëm në bisedimet Prishtinë-Beograd në lidhje me statusin e Kosovës”. Ivica Daçiq është një nacional-shovenist i kohës së Millosheviqit i cili kryente masakra në Kosovë, i cili e bëri shkrumb tokë të djegur të tërë Kosovën. I tillë ka mbetur edhe sot e kësaj dite mendimi dhe qëndrimi i Ivica Daçiqit, bashkëbiseduesin e Hashim Thaçit. Ai edhe sot e kësaj dite gjen forma të ndryshme për ti ofenduar shqiptarët dhe duke i sjellë probleme të ndryshme Kosovës jo vetëm brenda por edhe në arenën ndërkombëtare. Serbia dhe ai edhe sot e kësaj dite e mbajnë me dhunë veriun e Kosovës që nga lufta. Kjo ishte një strategji e Serbisë sepse që atëherë mendonte së veriun ta ”mbajë” për vete”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Gjithashtu, Maxharraj ka thënë se, për të arritur një kompromis, do të duhet që veriu i Kosovës të mos të dirigjohet dhe Serbia t`i pranoj krimet e luftës, si dhe presidenti Thaçi nuk do të duhej që të hapte tema të nxehta  sikur është korrigjimi i kufjeve.

“Po ku qëndron kompromisi i pranueshëm për Serbin sipas Ivica Daçiqi? Normalisht do të duhej që për të arritur një Kompromis të qëndrueshëm në këto bisedime, do të duhej që se pari vet  Serbia të ndërprite “kujdesin” për veriun e Kosovës, mos  të dirigjonte me Serbët e veriut si qytetar të Kosovës, të jepte llogari për të bëmat e luftës në Kosovë, të kërkoj falje për krimet dhe gjenocidin që e ka bë në Kosovë, për përdhunimet e shumta, për demet e luftës, për të pagjeturit, etj. Ky është pra kompromisi që duhej ta bënte Serbia ndaj Kosovës për te gjetur një kompromis të qëndrueshëm. Por, për të gjitha këto tema kompromise që duhej ti bënte Serbia ndaj Kosovës pala e jonë memece as që i qeli kurrë në Bruksel. Pala jone, e sidomos Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hapëta tema tjera të nxehta sikur është korrigjimi i kufjeve”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ka shtuar se Daçiq dhe Vuçiqi janë të zëshëm dhe e pengojnë Kosovën në anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

“Por, edhe sot e kësaj dite gjatë dialogut Serbia sillet keq me Kosovën, nuk i zbaton Marrëveshjet e deritashme, kurse Ivica Daçiq së bashku me Aleksandër Vuçiq janë më të zëshmit kundër pavarësisë së Kosovës, të cilën siç thonë  kurrë nuk do ta pranojnë. Ata janë të zëshëm dhe e pengojnë Kosovën në anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Ivjca Daçiq kohët e fundit u angazhua qenësisht edhe për ç’njohjen e Kosovës nga ato shtete të cilat e kanë njohtë, siç thotë ai këtë deri me tani e kanë bërë nja 10 shtete, te vogla, të varfra të cilat edhe i paguan, por edhe ju jep armë falas. Këto çnjohje, ai Ministri për jashtë Behgjet Pacolli i demantoi haptas, por nuk ishte bindes në deklarimin e tij kur nuk afronte asnjë dokument”, ka thënë profesori për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka cekur se nuk është ky kompromis kur Serbia ta merrv veriun, ndërsa e Kosova nuk e merr as Luginën e Preshevës.

Maxharraj ka shtuar se nëse behët ky kompromis do të ishte tradhti kombëtare, si do të hapej “kuti e pandorës” .

“Si mundet te arrihet një kompromis i pranueshëm në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, sipas Ivica Daçiq? Kjo mund të arrihet vetëm atëherë kur Kosova i jep atë çfarë Serbia po e kërkon që nga pas lufta dhe me herët. T`i jepet Serbisë veriu i Kosovës së bashku me Trepçën, kjo është “thembra e Akilit” që po e kërkon Serbia në këmbim siç thuhet të njohjes së Kosovës, që siç duket në mbështetësinë më të madhe është pajtuar edhe Hashim Thaçi, këtë e zbuloi dhe e tha këto ditë  edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.  Por, askush që i ka dy kokrra mend në kokën e vetë nuk do te lejonte që të jap veriu e Kosovës Serbisë sepse aty është mbijetesa e popullsie së saj, pa veriun Kosova do të ishte si trupi pa kokë, a mund te jetojë trupi pa kokë, po ashtu as Kosova nuk mund te jetojë pa veriun e saj e cila është e tëra e pasur me xehe të çmueshme që do të ja zgjasnin jetën Kosovës për nja 6 shekuj. Pra, ky është ai kompromisi që e kërkon Ivica Daçiq që kudo që do ta pranonte do të shkelte thellë në tradhti kombëtare dhe i cili do të ishte edhe më pasoja tragjike për krejt Ballkanin sepse do të hapej “kutia e pandorës” për krejt rajonin, i cili është i kurthuar etnikisht”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test