Na ndiqni

Politika

Millaku: Aktakuzat tregojnë burimin e mungesës së luftimit të korrupsionit

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 21:10
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka deklaruar se aktakuzat ndaj pjesëtareve të Qeverisë janë treguesit se ku është burimi i mungesës se vullnetit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria dhe qeverisja në Kosovë janë problemet kyçe të cilat po na shkaktojnë probleme të vazhdueshme. Problemi i aktakuzave aktive të ministrave, z/ministrave , këshilltarëve e madje edhe shofereve të tyre e kësaj qeverie është treguesi më i mirë ku është burimi i mungesës së vullnetit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka theksuar se një qeveri me ministra nën akuze nuk mund të ketë performancë të duhur pasi që ajo duhet që të merret me vetveten, duke theksuar se është koha për qeverisje me duar të pastra.

“Prandaj  mos liberalizimi i vizave dhe mos anëtarësimi në organizma ndërkombëtar dhe problemet në rejtingun ndërkombëtar të Kosovës e kanë burimin në këto akuza dhe në tolerimin e kryeministrit ndaj ministrave të akuzuar. Një qeveri me ministra nën akuza nuk mund të ketë performancë të duhur sepse në vend që të merret me detyrat e  dhëna  duhet të merret me vetveten dhe kjo e bën të joproduktive dhe joefikase prandaj ka ardhur koha për qeverisje me duar të pastra”, ka thënë Millaku për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test