Na ndiqni

Politika

Zyrtari i LDK-së: Thaçi po mundohet të na bind se të gjithë jashtë e përkrahin idenë e tij

Nga: Bota Sot Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Isa Mustafa dhe Bajram Gecaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar me homologun e tij, Vladimir Putin. Kjo është hera e parë që kreu i Kosovës takohet Presidentin e Rusisë.

Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së Presidentit Thaçi në 100 vjetorin e dhënies fund të Luftës së Parë Botërore

E lidhur me ketë takim, ka folur edhe anëtari i partisë më të madhe opozitare.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se takimi mes Thaçit e Putinit nuk do të thotë asgjë. Sipas Gecajt, e gjithë kjo është e rastësishme.

Image
Bajram Gecaj

“Ai takim nuk do të thotë bash asgjë. Nuk është takim, por ne shqiptarët i themi “zatetje” e rastësishme”, ka thënë zyrtari i subjektit më të madh opozitar.

I pyetur se a po mundohet presidenti Thaçi t’i shfrytëzojë që përmes këtyre takimeve të lobojë për idenë e tij për korrigjim të kufijve, Gecaj ka thënë se presidenti i vendit po mundohet të na bind se të gjithë jashtë po e përkrahin idenë e tij.

“Definitivisht po. Nëse jo jashtë, po mundohet me na bindë ne brenda që të gjithë jashtë po e përkrahin atë”, ka përfunduar anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test