Na ndiqni

Politika

Rrëfehet djali i Xhemajl Mustafës, mesazh Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale

Nga: botasot Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Besian Mustafa, djali i ish-publicistit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot”, Xhemajl Mustafa

Besian Mustafa, djali i bashkëpunëtorit të afërt të presidentit Rugova, ish kolumnistit të gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhemajl Mustafa, javën e kaluar u emërua në pozitën e zëdhënësit të partisë më të madhe në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Besian Mustafa ka shpalosur planet dhe synimet e tij në politikë. Po ashtu, ai ka treguar edhe arsyet që e shtynë që ta ndjekë rrugën e babait të tij, Xhemajl Mustafës, i cili kishte ushtruar postin e zëdhënësit të LDK-së para se të vritej nga dora kriminale më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrje të banesës së tij, në Prishtinë.

Mustafa, për “Bota sot”, ka folur edhe për vrasjen e babait të tij si dhe jetën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar familja e tij.

Zëdhënësi i ri i LDK-së ndër tjerash ka folur edhe për vrasjet politike, Gjykatën Speciale, situatën në LDK dhe  koalicionet në zgjedhjet e ardhshme.

“Bota sot”: Zotëri Mustafa, jeni emëruar zëdhënës i partisë më të madhe dhe më të vjetër në Kosovë. Çka do të thotë kjo për ju?

Besian Mustafa: Fillimisht, është e rendit të falënderoj kryesinë e LDK-së, veçanërisht kryetarin Mustafa dhe nënkryetarët, për besimin që më kanë dhënë të udhëheqë Zyrën e Informimit të LDK-së si zëdhënës i saj. Puna ime në këtë detyrë do të jetë vazhdimësi e të gjithë atyre që kanë punuar e kontribuar për LDK-në dhe për shtetin e Kosovës duke filluar nga ata që themeluan vet LDK-në si Ibrahim Rugova, babai im Xhemail Mustafa, Fehmi Agani, e shumë të tjerë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e juaja në politikë?

Besian Mustafa: Thjeshtë, të kontribuoj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit tim në çdo formë dhe kapacitet timin aktual dhe në të ardhmen. Do punoj të shoh një Kosovë me ekonomi të ndërtuar mbi parimet e tregut të lirë ku mbizotëron liria individuale për të marrë vendime ekonomike, shoqërore, politike, etj.

“Bota sot”: Çka ju shtyri që të pranoni postin e zëdhënësit të LDK-së?

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën "Bota sot" në Kosovë dhe Diasporë)

botasot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test