Na ndiqni

Politika

Zëvendësministri i FSK-së tregon kur do të formohet ushtria dhe sa ushtarë do të ketë

Nga: Bota sot Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:10
Pjesëtarë të FSK-së

Së fundmi në Kuvendin e Kosovës janë votuar ndryshimet e projektligjit për FSK-në. E pas kësaj, ka pasur deklarata të ndryshime në lidhje me kohën se kur do të formohet ushtria e Kosovës.

Për këtë, zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se FSK-ja do ta merr mandatin ushtarak dhe mbrojtës kur të hynë në fuqi ligjet dhe më pas do të fillojë tranzicioni sipas Planit Afat-Gjatë.

“FSK do të merr mandatin ushtarak dhe mbrojtës që prej momentin kur ligjet hynë në fuqi, ndërsa nga ai moment do të fillojë tranzicioni sipas Planit Afat-Gjatë. Ndërtimi i kapaciteteve merr kohë dhe nuk do të ndryshojë gjithçka brenda një dite. Do të ketë nevojë për ndryshime në doktrinë, sistem të armatimit dhe pajisje. Të gjitha këto nuk do të mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë. Po ashtu, FSK do të ruajë kapacitetet aktuale që ka, për shkak se këto kapacitete janë të nevojshme për sigurinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhje me numrin e ushtarëve që do të ketë ushtria, Ramadani ka thënë se do të jenë 5 mijë aktivë dhe 3 mijë të tjerë rezervë.

“Numri i ushtarëve aktiv të FSK-së  do të jetë 5000, ndërsa komponenta rezervë do të ketë 3000. Është paraparë që kjo është e mjaftueshme në bazë të kërkesave dhe nevojave për sigurinë e Kosovës”, ka deklaruar Burim Ramadani për “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test