Na ndiqni

Politika

LDK përkrahë në “heshtje” protestën kundër nënshtrimit ndaj Thaçit

Nga: Bota sot Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:32

E shtuna e këtij muaji pritet ti mbushë sheshet e Prishtinës plot njerëz. Kjo ngase partia e dytë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë pikërisht me 29 shtator. Protesta me sloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” vjen si pasojë e idesë së Presidentit Thaçi për ri vizatim të kufijve me shtetin Serb. Mirëpo elektoratit të VV-së në protestë do ti mungojë ai i LDK-së dhe PSD-së, kjo ngase të dy këto parti nuk po përkrahin protestën e Lëvizjes Vetëvendosje. Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që nuk do të përkrahë këtë marsh popullor, pasi që kjo parti është parti institucionale dhe do të shfrytëzojë vetëm rrugët institucionale për ta ndalur Thaçin.

Ndërsa, nga PSD janë deklaruar se nuk janë ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesia e LDK-së nuk e mbështet këtë protestë,megjithatë jo të njëjtin mendim e kanë edhe disa nga deputetët e LDK-së. Ishte pikërisht deputeti Haxhi Avdyli i cili nuk e ka mohuar se nuk do të marr pjesë në protestën kundër Thaçit.

Edhe pse Lidhja Demokratike ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator, deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë.

Haxhi Avdyli i bashkohet protestës

Siç ka thënë Avdyli, “të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetar më shumë në protestën e së shtunës”.

“ Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e Neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës. Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar por vetëm kundër Hashim Thaçit vizatuesit të dështuar hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës. Aty do jem me të gjithë qytetarët të gjithë partive të shqetësuar p?r ardhmërinë e fëmijëve tanë të rrezikuar nga një njeri i katandisur. Aty do jem edhe për ata mijëra votues të LDK -së, që atë ditë do e valojnë flamurin Dardan, por edhe flamurin e ri të Kosovës me hartën e saj të pa copëtuar. Aty do jem edhe me flamurin kombëtar me shkabën krenare”, ka shkruar ndër të tjera Avdyli.

Vjosa Osmani në dilemë

Ndërsa kësaj proteste ende nuk dihet nëse do ti bashkangjitet edhe deputetja tjetër e LDK-së,Vjosa Osmani. Vjosa Osmani ishte ajo e cila edhe para Vetëvendosjes kishte kërkuar protesta për t’u ndalur Hashim Thaçi, në negociata me Serbinë dhe kësisoj të ndalet rreziku i ndarjes së Kosovës. Edhe më konfuze këtë çështje e bëri takimi i Isa Mustafës kreut të LDK-së me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit përems një shkrimi ka thënë se me Kurtin janë marrë vesh që të intensifikojnë bashkëpunimin opozitar. Njëjtë si Kurti, edhe Mustafa tha se kanë vlerësuar bashkërisht që Kosovës i duhen ndryshime, duke e anashkaluar çështjen e protestës.

Yll Rugova shton dilemën

Gjithashtu këtë çështje e bëri mjaft konfuze edhe një anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ishte pikërisht Yll Rugova i cili përmes një shkrimi kishte thënë që ka individë brenda LDK-së që do ti bashkangjten protestës së VV-së.

“LDK formalisht nuk iu bashkëngjit protestës së 29 shtatorit. Por, kryetari i kësaj partie, me shumë akterë kryesor të saj haptazi kanë qenë për këto protesta (përjashtim këtu bën Lutfi Haziri dhe ndonjë tjetër). Individualisht, figura, anëtar dhe përkrahës të këtij subjekti duhet të jenë aty në protestën e 29 shtatorit. Jo vetëm sepse kauza është e rëndësisë qenësore, por edhe sepse duhet dhënë shembull që ne si popull bashkohemi kur janë momentet e rëndësishme historike. Më 29 në protesta, pa marrë parasysh partinë” ka përfundaur Yll Rugova.

Prej gjithë kësaj përmbledhje, shtrohet pyetja se sa është unike LDK sa i përket pjesëmarrjes në protestën e 29 shtatorit?

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me deputetë dhe nënkryetar të kësaj partie ku ata kanë dhënë versionin e tyre.

Naser Rugova: LDK është unike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë për gazetën “Bota sot” se kryesia e LDK-së ka vendosur sa i përket protestës së VV-së.

Image
Naser Rugova

“LDK është unike dhe kjo është treguar tashmë, sa i takon çështjes së protestave kryesia e LDK ka dalë me qëndrim zyrtar të cilin e mbështesin të gjitha forumet e LDK-së” ka përfunduar deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në rast të thirrjes se një protestë nga ana e LDK-së ajo do të jetë forma vendimtare popullore e ndryshime në vend.

Tutje, Bunjaku ka shtuar binomi Thaçi-Haradinaj po punojnë kundër vendit dhe qytetarëve të tyre.

Image
Valentina Bunjaku

“LDK ka shprehur qartë qëndrimin e saj. Protestat janë vetëm një manifestim i pakënaqësise ndaj presidentit Thaçi dhe qeverisë Haradinaj të cilët si një binom janë duke punuar kundër vendit dhe qytetarëve të saj. Ndryshimet në udhëheqjen e vendit bëhen në kuvendin e Kosovës, në formë dhe rrugë institucionale. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë edhe në rrugë por ato duhet të jenë të qeta dhe opsioni i fundit për ndryshim. LDK do t’i përdor të gjitha rrugët tjera dhe protestat mbeten alternativa e fundit për reagimin qytetar kundër pakënaqësive ndaj udhëheqjes së vendit. Nëse LDK fton popullin në protestë atëhere ajo duhet të jetë forma vendimtare popullore e ndryshimeve në vend”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Valentina Bnjaku Rexhepi.

Protesta, opsion i fundit i LDK-së

Kurse, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa në një bisedë me gazetën “Bota sot”, ka thënë se kur të shteren të gjitha rrugët institucionale, atëherë LDK do të organizojë protesta masive.

Image
Muharrem Svarça

 “Ndërsa sa i përket protestës së Lëvizjes Vetëvendosje ajo është e drejtë e secilit individ, e drejtë legjitime mirëpo LDK në këtë fazë nuk është që e mbështetë atë. Kur të shteren të gjitha rrugët demokratike, atëherë Lidhja Demokratiket e Kosovës është e gatshme të organizojë protesta masive, për mos ndarje të Kosovës” ka thënë ai.

Në fund anëtari i LDK-së, Muharrem Svarqa, ka shtuar së Thaçi nuk ka legjitimitet kushtetues të diskutojë për një proces të tillë.

“Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet të diskutojë për procese të tilla të dëmshëm për vendin, ndërsa qeveria aktualisht udhëhiqet me numra të minoriteteve”, ka përfunduar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa.

LDK duhet ta dijë se me rrëzimin e Thaçit bie edhe qeveria Haradinaj

Për njohësin e çështjeve politike në vend, Ali Heritcen rrugët institucionale për ta rrëzuar Thaçin kanë mbaruar dhe ajo çfarë mbetet është përkrahja  e protestës së VV-së.

Hertica duke folur për gazetën “Bota sot” ka thënë se jo vetëm LDK por edhe paritë tjera opozitare kanë internim që ti bashkohen protestës.

Image
Ali Hertica

“Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka potencuar se LDK nuk e përkrah protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë të shtunë më 29 shtator. Edhe pse brenda subjekti të LDK-s në dëgjohen shumë zëra që do jenë pjesë e këtij marshi protestues, por jo vetëm nga LDK, por edhe nga subjektet tjera politike kanë interesim se do bashkëngjiten në mënyrë individuale për rrëzimin e Thaçit dhe parandalimin e copëtimin e Republikës”, ka thënë Hertica.

Tutje, Hertica ka shtuar se me rrëzimin e Thaçit bie edhe qeveria Haradinaj.

 “LDK lënë vetëm pak hapësire për ti bashkangjitur edhe që është e domosdoshme ti bashkëngjitet, nuk është kundër shprehjes së vullnetit të qytetarëve, siç thotë LDK-ja dhe kryesia e saj ku thuhet se nuk është koha e duhur që ta thërrasim anëtarësinë e LDK për protesta për arsye se na kanë mbetur edhe dy tri veprime që duhet ti bëjmë brenda institucioneve e pastaj për neve është hapi i fundit protesta të cilën nuk e përjashtojmë por nuk do ti përgjigjemi ftesës së VV-së tani vërtetë është një hap i drejtë dhe i qëlluar për ta shpëtuar shtetin nga kjo katrahurë e dhimbshme nga Presidenti Thaçi. Tek LDK-ja është një disponim i mirë i të gjithë organeve të LDK që të punojmë bashkërisht drejt rrëzimit të kësaj qeverie sa më shpejt që është e mundur, duke e kërkuar edhe ndihmën e VV-së, por LDK duhet ta dijë se me rrëzimin e Thaçit do bie edhe qeveria ku vërtet edhe koalicion ka indikacione që të bie kjo qeveri e cila po sjell të këqija Kosovës dhe shoqërisë në tërësi” ka thënë ai.

Në fund, Hertica ka shtuar se në pushtet erdhën të pangopurit dhe analfabetët duke kontrolluar të gjitha institucionet.

Tani të gjitha rrugët institucionale janë përfunduar pa sukses, por i vetëm opsion është që të gjithë ti bashkëngjitemi VV-së sepse sot, qytetari është i përdhosur dhe i degraduar tërësisht, sepse në pushtet erdhën të pangopurit dhe analfabetët, të cilët dominojnë në të gjitha dikasteret dhe kanë kontroll mbi të gjitha institucionet.

“Tani qytetarit i mbetet të marrë kushtrimin më 29 shtator për ndryshim dhe të dalë nga kjo katrahurë plaçkitëse", ka përfunduar njohësi i çështjeve politike në vend, Ali Hertica.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test