Na ndiqni

Politika

Analisti politik tregon mënyrë si të ndalet lufta ndaj LDK-së

Nga: Bota Sot Më: 9 qershor 2018 Në ora: 22:17
LDK

Analisti politik, Lirim Zorra ka thënë për “Bota sot” se LDK është e paqartë rreth pozicionit për platformën e re të shtetit për bisedime me Serbinë.

Image
Lirim Zorra

“Qëllimi i çdo  partie është ardhja në pushtet dhe  fuqizimi i saj dhe dobësimi i  partive tjera, sa i përket  deklaratës së Hoti besoj që ka të vërteta edhe  jo të vërteta , e para besoj  vete LDK  është  e paqartë për opinionin dhe mediat rreth pozicionit  të saj  për  platformën e re të shtetit  për bisedime me Serbinë ku kemi pasur deklarata të mjegullta midis grupit të vjetër të LDK dhe grupit të reformatore, andaj lufta fillimisht është brenda LDK për këtë çështje”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se LDK duhet të dal qartë me deklaratë të Kryetarit të saj për pozicion e grupit parlamentare për platformën dhe përmes kësaj e ndal edhe luftën e brendshme midis kampeve.

“Po  ashtu  ka  qëllime nga  partitë tjera  për destabilizim të LDK dhe dobësim kjo  më shumë vërehet  përmes ndonjë shkrimi apo formave të tjera elektronike ku  elektoratit të Kosovës i paraqitet një LDK pa  një qëndrim unik  dhe me pasoja për secilin kamp në rast  se e pranon ose e refuzon platformën e qeverisë për bisedime me Serbinë, andaj  besoj që LDK duhet  të dal qartë  me deklaratë të Kryetarit të saj  për pozicion e grupit parlamentare  për platformën dhe  përmes kësaj e ndal  edhe luftën e brendshme midis kampeve”, ka përfunduar Zorra për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test