Na ndiqni

Politika

Zyrtari LDK-së: Kjo qeveri prioritet të rehatojë rrethin e ngushtë

Nga: Bota sot Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:44
Qeveria e Haradinaj

Kryeministri Haradinaj po vazhdon rehatimin e të vetëve.

Së fundi në media u raportua se Ramush Haradinaj, ka emëruar në krye të financave në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, ish -asistentin e tij, Shpëtim Selmanaj.

E lidhur me këto rehatime, ka folur zyrtari i LDK-së.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, duke komentuar nepotizmin nga Qeveria Haradinaj, për gazetën “Bota sot”, thotë kjo qeveri ka vetëm prioritete të rehatojë rrethin e ngushtë të aktivistëve partiak.

“Kjo qeveri ka vetëm prioritete të tilla, pra të rehatojë rrethin e ngushtë të aktivisteve partiak, të vazhdojë “kapjen” apo të ri-instaloj “kapje” të re të institucioneve, dhe të zgjerojnë dhjamin e tyre, të cilin do të mund ta përdornin pastaj për qëllime personale e grupore, por edhe për të paguar klientelën për zgjedhjet në vijim”, është shprehu Gecaj.

Sipas Gecajt, vendi duhet të shkoje në zgjedhje të reja parlamentare në mënyrë që të parandalohet degradimi total i gjithë sistemit tonë shtetëror

“Vendi duhet të shkoje në zgjedhje të reja parlamentare në mënyrë që të parandalohet degradimi total i gjithë sistemit tonë shtetëror. Elektorati i Kosovës duhet të mendohet mirë se kujt ia japë votën në të ardhmen, ndërsa organet e rendit dhe të ligjit duhet të merren seriozisht me shkelës të tillë, natyrisht, nëse do të dëshironin të na vërtetonin se ata nuk janë të “kapur” si institucionet tjera”, shtoi zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test