Na ndiqni

Politika

Lufta Speciale, “LDK të ketë kujdes nga SHIK-u dhe PDK-ja”

Nga: Bota Sot Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:02
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot”, ka deklaruar se PDK-ja punon vazhdimisht që të arrijë synimet e saj.

Image
Islam Krasniqi

“Asgjë  nuk është e  pa mundur, dhe  shumë lehtë e arritshme, kur  kanë arritur ta përçajnë VV-në, partitë tjera janë më letë të thyeshme. Individ nga  partitë tjera, gjegjeshit PDK-ja punon ditë e  natë për ti arritur synimet e tyre, duke i  përçarë subjektet të cilat ju rrezikojnë marrjen e pushtetit, ashtu siç e kishin thyer  një herë LDK-në para disa  viteve , ashtu siç e dërguan deri në buzë të ndarjes  në zgjedhjet e  kaluara etj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka folur për deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Hoti, i cili ka deklaruar se është duke u bërë një luftë speciale për përçarjen e partisë së tij.

“Shefi i Grupit të LDK-së Avdullah Hoti e njeh dinakërinë e PDK-së dhe mundohet ti parapri apo të sulmojë para se të mbrohet, i cili tregon së duhet të ketë kujdes nga  sulmet e SHIK-ut sepse ata  mundohen të krijojnë pakënaqësi brenda  LDK-së duke përdorur platformën për dialog, e cila do të dështojë”, ka potencuar Krasniqi.

Ai e ka drejtuar gishtin nga Partia Demokratike e Kosovës , për të cilën thotë se i ka shkatërruar të gjitha partitë dhe se LDK duhet të ketë maturi duke mësuar  nga gabimet  që mos të bije në  grackën e njëjtë.

“PDK-ja është e  specializuar për shkatërrimin e partive, ajo i ka shkatërruar të gjitha  partitë, duke filluar në fillim nga  AAK-ja, pastaj LDK-ja, AKR-ja, Partia e  Drejtësisë, ku të gjitha këto parti PDK i ka kthyer  në pikën zero, dhe LDK duhet të ketë maturi duke mësuar  nga gabimet e veta apo edhe të tjerëve që të mos  bije  në grackën e  njëjtë. Gjithmonë lufta  bëhet  mes  partive të mëdha, dhe kjo  na  benë të kuptojmë së lufta  është fokusuar  mes  LDK-së dhe PDK-së”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test