Na ndiqni

Politika

Kadri Veseli lëkundë karrigen e Ramush Haradinajt

Nga: Bota sot Më: 6 qershor 2018 Në ora: 07:44
Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Aktivitetet e fundit të Partisë Demokratikë të Kosovës dhe të Nismas Social Demokrate, po konsiderohen nga analistët politik si parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme.

Partia Demokratikë e Kosovës, ditë më parë ka mbajtur kuvendet zgjedhore të rinisë nëpër komuna të ndryshme.

Në këto aktivitete nuk ka munguar as kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Në fjalimet e tij, ai është shprehur se mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re dhe sipas tij, ata janë promotorë të transformimit dhe zhvillimit të PDK-së dhe Kosovës.

Aktivitete të tilla partiake ka mbajtur edhe Nisma e Fatmir Limës.

Analistët politik thonë këto aktivitete mbahet zakonisht pak para shpalljes së zgjedhjeve. Po ashtu, këto aktivitete po vlerësohen se janë të ngjashme me turet e ‘dëgjimit të qytetarëve’ që i pati mbajtur Veseli pak para rënies së Qeverisë së Isa Mustafës.

Në PDK nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e analistëve për faktin se “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në adresën elektronike, në të cilën ky subjekt politik ua ka dërguar mediave për të njoftuar publikun lidhur me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të rinisë, por askush nuk është përgjigjur.

Kuvendet zgjedhore mbahen pak para zgjedhjeve

Duke folur për çështjen në fjalë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Lirim Zorra, thotë se mbledhjet e kuvendeve zgjedhore mbahen zakonisht pak para zgjedhjeve.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test