Na ndiqni

Politika

Momenti për bashkim forcash LDK-VV, priten për veprime serioze për zgjedhjet

Nga: Bota sot Më: 23 maj 2018 Në ora: 07:56
LDK, Lëvizja Vetëvendosje

Një tryezë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje,  duket se të premten do ti bëjë bashkë gjitha subjektet politike në vend. Kjo tryezë,  mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë. Tryeza është titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve” ani pse partitë që po qeverisin aktualisht vendin janë deklaruar se janë kundër mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme në vend.

E njohësit e çështjeve politike në Kosovë, janë ata të cilët shprehen skeptik se mbajtja e këtyre tryezave nga partitë politike do të mund të sjellë ndonjë rezultat apo edhe që do të mund të arrinin konsensus politik për mbajtjen e zgjedhjeve si zgjidhje e duhur.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ka qenë iniciatorja për mbajtjen e tryezave të tilla, thotë se do të marrin pjesë në tryezën e së premtes dhe do ta japin kontributin e tyre.

LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen 

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka pohuar se ata do të japin kontributin në tryezat e radhës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën e krijuar në Kosovë.

Më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test