Na ndiqni

Politika

Haxhiu: Me votat e deputetëve të LDK-së dhe GDP-së u zgjodh gjyqtari me të kaluar të dyshimtë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 maj 2018 Në ora: 13:05
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që mos të dekretojë Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij.

Kjo parti sot ka proceduar edhe kërkesën zyrtare në Presidencën e Republikës se Kosovës duke kërkuar kështu nga presidenti i vendit që mos të dekretoj si gjyqtar personin Radomir Laban i cili u zgjodh nga deputetët e Kuvendit po del të jetë person i dënuar më parë nga gjykata.

Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd, si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës ka treguar për “Bota Sot” se Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka kërkuar nga presidenti i vendit mos dekretimin e Radomir Llaban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese pa u verifikuar e kaluara e tij.

“Po qysh në mëngjes e kemi proceduar kërkesën në presidencë që presidenti i vendit Hashim Thaçi që mos te emëroj ketë person për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të pazareve të subjekteve në mazhorancë dhe listës serbe. Mendoj që Kuvendi gjegjësisht ata deputetë që kanë votuar kanë bëre një gabim të madh, mirëpo unë nuk e kuptoj heshtjen edhe të ndërkombëtareve karshi kësaj” ka thënë Haxhiu.

Në pyetjen se Lëvizja Vetëvendosje a ka votuar pro apo kundër, Haxhiu ka shpjeguar:

“Natyrisht se jo. Në momentin që nga Lista serbe atë ditë është thënë se ky është kandidati i tyre. Ka qenë e çartë se i njëjti person ka ndonjë të kaluar të dyshimtë, mirëpo meqë i njëjti i ka marr 71 vota edhe dikush nga opozita e ka votuar qoftë nga LDK-ja qofte nga GDP-ja, por nuk mund ta di sepse ka qenë votim i fshehtë”, ka thënë për “Bota Sot” Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test