Na ndiqni

Politika

“Yryshi” i Xhavit Halitit ndaj deputetëve të LDK-së dhe frika nga Specialja

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:54
Përleshja fizike mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit në Kuvendin e Kosovës

Legjislaturat e Kuvendit të Kosovës në vazhdimësi janë përballur me përplasje të fuqishme. Veç përplasjeve verbale, të cilat, pothuajse e përcollën secilën legjislaturë prej tyre, kjo e fundit, e gjashta me radhë, është kthyer edhe në një arenë përplasjesh fizike.

Pas tensioneve dhe fjalëve të rënda që kishin shkëmbyer mes vete, Xhavit Haliti nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK, këta të fundit, i kanë matur forcat dhe janë ndeshur, derisa po votonin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Përleshjet fizike, moment për ta rritur kuotën para elektoratit?

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, e quan të gabuar shfrytëzimin e forcës fizike nga ana e PDK-së, si moment për t’i rritur kuotat e saj para elektoratit. Sipas tij, ky mentalitet tribal do të refuzohet në masë nga qytetarët e Kosovës. Po ashtu, ai thotë se kjo sjellje e eksponentëve të LDK-së vjen si frikë nga aktakuzate Gjykatës Speciale, ku PDK do të goditet më së shumti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sulmin e bërë ditë më parë në Kuvend ndaj deputetit Arben Gashi e përkufizon si një mendësi të rrezikshme, në të njëjtën kohë, për këtë deklarojnë se kjo formë është praktikuar edhe më parë. E, në anën tjetër, nga PDK këto përleshje po i konsiderojnë si të pahijshme dhe të ngutshme.

“Nuk fitohen poenë politik, duke sulmuar mbrapa shpine”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, njëherit edhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deklaron se sulmi i bërë ditë më parë në Kuvend ndaj deputetit Arben Gashi tregon edhe një herë mendësinë e tyre të rrezikshme.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test