Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së tregon pse Haradinaj nuk ka guxim t’a shkarkojë asnjë zëvendësministër

Nga: Bota sot Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:39
Qeveria PANA-Lista Serbe

Numri i lartë i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, ka bërë që se fundmi të diskutohet edhe ri formatimi i qeverisë. Kjo lë të kuptohet se edhe mund të ketë shkarkim të disa zëvendësministrave për të cilët është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet aq shumë.

Qeveria e Kosovës aktualisht numëron më shumë se 70 zëvendësministra, çka nuk ka pasur asnjëherë ndonjë qeveri në të kaluarën dhe nuk dihet saktësisht se çfarë pune bëjnë.

Qeveritë e kaluara të Kosovës, kohë pas kohe bënin të zëshëm mundësinë e riformatimit të qeverisë.

Por një gjë e tillë nuk mendohet të ndodhë në Qeverinë Haradinaj.

Madje tani për tani nuk mendohet se ndonjë prej ministrave të cilët janë në udhëheqje e sipër mund të dështojnë.

Image
Haxhi Avdyli

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për “Bota Sot”, se matematikat e koalicionit qeverisës nuk do të lejojnë qeverinë që të shkarkojë ndonjë zëvendësministër nga Qeveria Haradinaj.

“Ramush Haradinaj s’ka as forcë politike as guxim më shkarku asnjë zëvendës ministër për shkak të mos punës për shkak të matematikave të koalicionit. Ai edhe në takim më ta ka marrë më shumë ankesa për mosfunksionimin e këtij koalicioni anakronik kur s’ka koordinim mes vartësve. S’ka se si të funksionoj ndryshe kur ky koalicion s’ka shumicë dhe ka më shumë se 3 kryeministra” ka thënë deputeti Avdyli.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test