Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së shuan shpresat për liberalizim: Krimi po fuqizohet në vend

Nga Më 13 maj 2018 Në ora: 19:52
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” thotë se kushtet e bashkësisë ndërkombëtare janë të përcaktuara shumë qartë dhe ato duhet përfunduar ashtu siç janë të përcaktuara.

Image
Ramiz Kelmendi

 “Gjithmonë duhet ta kemi të qartë se kushtet e bashkësisë ndërkombëtare janë të përcaktuara shumë qartë dhe ato duhet përfunduar ashtu siç janë të përcaktuara. Ju jeni duke e parë edhe në ditët e fundit, gjithnjë nga ana jonë, të gjithë po flasin me një zë, se ne e kemi plotësuar kushtin e dytë dhe të fundit të liberalizimit të vizave, e që është luftimi krimit dhe korrupsionit, ndërsa, bashkësia ndërkombëtare gjithnjë po na thotë luftojeni, këta të fundit. I thanë edhe presidentit Thaçi, por na tha edhe kryetari i Parlamentit Evropian në Prishtinë dhe në vazhdimësi na thonë se kushtin e luftimit të krimit e të korrupsionit nuk e keni kryer ende”, u shpreh ndër tjerash deputeti Kelmendi.

Tutje, ai thotë se edhe më shumë është vështirësuar puna e gjyqësorit në vend.

“Ju e keni parë se po bëhen edhe ndryshime-plotësime të ligjeve në mënyrë që të rriten dënimet ndaj akterëve që kanë bërë krime, ndërsa deri më sot edhe me dënimet e ulëta nuk e kemi luftuar krimin dhe nuk i kemi dënuar njerëzit të cilët kanë bërë vepra, e përderisa me dënime më të larta edhe më shumë e kemi vështirësuar punën e gjyqësorit që kjo me vepru në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Deputeti i LDK-së konsideron se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh as në fund të vitit të ardhshëm , pasiqë sipas tij, krimi vetëm është duke u fuqizuar në vend.

“Nuk shpresojë, sipas fjalëve të fundit dhe komenteve të fundit në Berlin, se liberalizim të vizave do të ketë këtë vit. E keni para se në vazhdimësi është duke u folur se do të ndodh deri në fund të këtij viti, por unë mund të them se shumë shpejt do të deklarojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodh as deri në fund të vitit të ardhshëm, sepse jo vetëm që nuk po luftohet krimi, por një gjë e tillë vetëm është duke u fuqizuar. Ta kuptojnë të gjithë liderët politik dhe qeveria se nuk luhet me kushtet që bashkësia ndërkombëtare i ka përcaktuar”, përfundoi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test