Na ndiqni

Politika

“Sondazhet tregojnë që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet”

Nga: Bota sot Më: 9 maj 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi thotë se subjekti i tij politik është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje qysh sot.

Ai madje shprehet i bindur se subjekti i tij politik do ta dal fituese absolute e zgjedhjeve.

Sipas tij, të gjitha sondazhet e fundit në vendin e nxjerrin LDK-në në pozitë të mirë për fitore.

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe besoj se çdo partitë politike vlerësohet se është e gatshme për një gjë të tillë. Por, ne jemi në avantazh sepse të gjitha sondazhet tregojnë që LDK-ja është në pozitë të mirë për fitore në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Kelmendi.

Kelmendi shtoi se Vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Pavarur të Deputetëve nuk janë në gjendje për zgjedhje të parakohshme.

Më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test