Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së pret që partitë të dakordohen për zgjedhje

Nga: Bota sot Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:24
Deputetët e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi e vlerëson pozitivisht mbajtjen e tryezës së partive politike.

Ai thotë se kjo tryezë ka përafruar liderët e partive politike për të biseduar mes veti për temat e rëndësishme të vendit.

“Unë mendoj që kjo tryezë është pozitive në aspektin e përafrimit të komunikimit ndërmjet liderëve politik të cilët, siç është vërejtur gjithmonë, ata kanë një distancë të madhe mes veti dhe rrallë herë ka ndodhur që të gjitha subjektet politike të bashkohen e të bisedojnë për tema të caktuara”, thotë Kelmend për “Bota sot”.

Por, Kelmendi thotë se nga këto tryeza pret që partitë politike të dakordohen për zgjedhje, pasi që sipas tij, koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.

“Në këto tryeza do të flitet për çështjet, siç janë bisedat me Serbinë, Asociacioni dhe gjendja politike e funksionimit të qeverisë, e cila nuk mund të funksionojnë në bazë të parimeve ligjore dhe kushtetuese, sepse i mungojnë numrat afektive. Kjo duhet t’i përafrojë partitë politike në mënyrë që të shkohet në zgjedhje në mënyrë profesionale”, deklaroi ai.

Ai thotë se mbajtja e zgjedhjeve është domosdoshmëri.

“Pra, mbajtja e zgjedhjeve është domosdoshmëri, e jo të nxirren konkludimet se dikush po dëshiron të shkojë në zgjedhje. e dikush jo”, shtoi Kelmendi.

Ndryshe, sot është paraparë të mbahet tryeza e dytë ndërmjet partive politike, e cila është thirrur për herë të parë nga LDK-ja.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test