Na ndiqni

Politika

Nënkryetari i LDK-së tregon se a do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga PDK-ja

Nga: Nesib Hoti Më: 8 maj 2018 Në ora: 09:43
Lidhja Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban tryezën e partive politike, ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Sipas zyrtarëve të PDK-së, kjo tryezë ka për qëllim arritjen e një konsensusi politik për agjendën shtetërore të Kosovës, që pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.

E pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe subjekti më i madh opozitar. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se partia e tij do të jetë e pranishme në këtë tryezë.

“Po do të marrim pjesë. Unë do të jem i pranishëm së bashku me ndonjë përfaqësues tjetër nga subjekti jonë”, ishte përgjigjja e shkurtër e nënkryetarit Veliu për “Bota sot”.

Ndërsa, deri më tani, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku do të jetë i pranishëm Ramush Haradinaj. Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit.

Kujtojmë se takimi pritet të fillojë nga ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test