Na ndiqni

Politika

Hoti tregon se kur do të mbahet tryeza e radhës, ky është synimi i LDK-së

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:16
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar për “Bota sot”, që tryeza e radhës e organizuar nga kjo parti politike pritet të mbahet shumë shpejt.

“Tryeza e radhës do të mbahet së shpejti. Marrëveshja në tryezën e fundit ka qenë që të ftohet brenda javës”, ka thënë Hoti për “Bota sot”. 

Për më tepër, ai ka shtuar se përmes këtyre tryezave tentojnë që të arrijnë konsensus që vendi të del nga kriza.

“Përmes këtyre tryezave po tentojmë të arrijmë konsensus për dalje nga kriza institucionale në të cilën është vendi. Sot është në pushtet një qeveri e pakicës me 52 vota dhe vendi nuk mund të qeveriset kështu”, ka deklaruar Hoti për “Bota sot”.

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test