Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së tregon çfarë po pret LDK-ja që ta rrëzojë Haradinajn

Nga: Bota sot Më: 1 maj 2018 Në ora: 21:49
Lidhja Demokratike e Kosovës

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nisma e LDK-së për t’i mbledhur të gjitha partitë politike është e hapur edhe do të vazhdojë edhe më tej.

Avdyli për këtë beson se edhe partitë tjera nga pozita dhe opozita do t’i bashkohen idesë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Kjo iniciativë është e hapur edhe kjo do të vazhdojë. Tash mbetet koha kur do të vazhdohet me hapat e mëtutjeshëm. Ne kemi dhënë ofertën tonë për daljen nga kjo bllokadë. Kjo gjendje nuk ka me vazhdu në pafundësi. Normalisht nuk është vetëm LDK-ja që mund ta rrëzoj këtë qeveri, sepse kemi vetëm 27 deputetë dhe për këtë duhen 61 deputetë. Por, duke marrë parasysh se shumica është shumicë opozitare besojmë që edhe partitë tjera opozitare do t’i bashkohen, pse jo edhe partitë tjerë nga pozita të cilat çdo ditë e më shumë po i bashkohen idesë se kjo qeveri është e dëmshme për Kosovën”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Tutje, Avdyli thotë se nëse nuk ka rezultat kjo nismë, atëherë do të shkohet me mbledhjen e nënshkrimeve për mocion.

“Për hapat e mëtutjeshëm ju do të merrni vesh më kohë nga organet e LDK-së dhe partive tjera, por siç e dini ne e kemi bërë hapin institucional dhe nëse nuk ka asgjë ne do të vazhdojmë me hapat për mbledhjen e nënshkrimeve për mocion”, përfundoi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test