Na ndiqni

Politika

Partitë politike bashkojnë forcat, Qeverisë po i vie fundi

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 24 prill 2018 Në ora: 22:49
Qeveria e koaliconit PANa-Lista Serbe

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ditë më parë kishte bërë të ditur se do t’i ftojnë të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për rrëzimin e Qeverisë.

Se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo nuk do dyshim.

Edhe burime të redaksisë së gazetës ‘’Bota sot’’ e kanë konfirmuar se tryeza do të mbahet, madje të pranishëm do të jenë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike.

‘’Ideja është që pasi vendi është në krizë institucionale e politike, por edhe në krizë të numrave atëherë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit janë opsioni i vetëm dhe LDK si partia më e madhe në vend e ka këtë obligim, prandaj edhe kemi tryezën’’, ka thënë ky burim.

Tutje, thekson se pavarësisht se disa parti nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ardhjen, por ato do të jenë prezente në tryezë.

‘’Nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, mirëpo do të vijnë’’, përfundon burimi për gazetën ‘’Bota sot’’.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test