Na ndiqni

Politika

“Zgjedhjet në favor të LDK-së, AAK- NISMA gjasat minimale për sukses”

Nga: Bota sot Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:47
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e partive politike të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krijuar në vend.

Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.

“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend.

Analisti politik Blerim Burjani, thotë se vetëm LDK-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, pasi që sipas tij, partitë tjera kanë probleme të brendshme.

“Realisht vetëm LDK-së  i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme, asnjërës nga partitë aktuale nuk iu duhen zgjedhje për shkak të problemeve të brendshme partiake. Vetëvendosja është e pa konsoliduar dhe me shumë  pikëpyetje se si do të ndodhë  me këtë subjekt.  Grupi i Pavarur i Deputetëve priten të bëjnë parti edhe nuk ka gjasa të themelimit të një subjekti të ri në përgatitije e sipër. Ndërsa,  PDK është me probleme të brendshme dhe pa perspektivë fare në aspektin e formimit të ri kadrovik, shumica e figurave politike të këtij subjekti ose kanë probleme me rendin dhe ligj, ose si figura janë të  rafinuara dhe nuk ofrojnë gjë, disa individë  të rinj në këtë subjekt dhe disa aspekte të reformimit gjinor janë në PDK, por përsëri nuk po u ecë kurrqysh, pra nuk shoh asnjë mundësi  të  refromimi të shpejtë të këtij subjekti. Realisht vetëm LDK është në favor ka një strukturë të re individësh të rinj premtues për të ardhmen, nuk kanë telashe të brendshme , ata si LDK vetëm duhet të ndalin garën inividuale për lider të ri të LDK-së  duke pasur parasysh se deri në vitin e ardhshmë në këtë subjekt nuk pritet të ketë zgjedhje të brendshme dhe LDK ka një lider të vetëm aktual Isa Mustafën”, pohon Burjani.

Sipas tij, NISMA dhe AAK-ja nuk kanë gjasa minimale që ta përsëritin rezultatin e vitit 2017, prandaj nuk kanë interesim për zgjedhje.

“NISMA dhe AAK janë në defanzivë të plotë politikë dhe këto subjekte, as gjasa minimale nuk kanë për t’u përsëritur një rezultat të përafërt që kishin në vitin 2017. Pra, nuk shoh aspak interesim të ketë zgjedhje të favorshme për shumicën e partive, më të këqija janë duke udhëhequr vendin, janë mandatarë të paaftë politikisht, pa staf, pa ndonjë këshillues, pa ndonjë kabinet të mirëfilltë ministror. Pastaj kjo qeveri nuk ka as vota në kuvend që t’i miratojë ligjet. Kosova gjendet në një udhëkryq të madh politik dhe kur do t’i shtohet edhe Gjykata Speciale dhe Asociacioni atëherë nuk ka asnjë gjasë të zhvillimit të shtetit normal”, thekson Burjani.

Tryeza politike do të mbahen të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot gjatë ditës edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka shkruar letër të gjithë përfaqësuesve politik në vend.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test