Na ndiqni

Politika

Vrasësit në institucione pengojnë zbardhjen e vrasjes së Ismet Rracit

Nga: Bota sot Më: 23 prill 2018 Në ora: 07:57
Ismet Rraci

Po bëhen 17 vite që nga vrasja e ish Kryetarit të Komunës së Klinës dhe njërit nga themeluesit e LDK-së, Ismet Rraci.

Kjo vrasje, vazhdon të mos zbardhet sikurse edhe shumë të tjera që hyjnë në mesin e vrasjeve politike të pasluftës. 

Më 24 prill 2001, Rraci duke u nisur për në punë, ishte vrarë bë shkallët e banesës së tij nga persona që ende mbeten të panjohur.

Vrasja kishte ndodhur vetëm disa muaj pas vrasjes së zyrtarit tjetër të LDK-së, Xhemajl Mustafa, e cila mbetet ende enigmatike.

Pas vrasjes së Rracit, kishte folur edhe Ibrahim Rugova, atëkohë, Kryetar i LDK-së dhe i Kosovës.  Kishte thënë se vrasja e Rracit kishte lidhje me fitoren e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2000 kur kishte mundur partitë tjera.

Shumë zyrtarë të LDK-së, u vranë e u plagosën para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. E  këto vrasje po e lëndojnë thellë imazhin e Kosovës, ndërsa, ndjenja më e keqe është se asnjëra prej tyre nuk është zbuluar. Këtë situatë e bënë më të rëndë edhe fakti që dyshimet janë të mëdha, se këto vrasje u bënë me qëllime politike dhe për pushtet.

Institucionet e papërgjegjshme për dy dekada

Së fundi,  sytë e të gjithëve po drejtohen nga Gjykata Speciale, e cila pritet shumë shpejt të fillojë punën e saj, ku ndër të tjera, pritet të merret edhe me këto vrasje.

Gazeta “Bota sot” i është drejtuar prokurorisë me pyetje me shkrim për tu informuar se deri ku kanë ecur hetimet për vrasjen e Ismet Rracit, mirëpo prokuroria nuk ka kthyer përgjigje.

E në anën tjetër ish zyrtari i LDK-së, Skënder Zogaj, flet për “Bota sot” rreth vrasjes së Ismet Rracit dhe vrasjeve politike në përgjithësi, ku thotë se përvjetorët e vrasjes së atdhetarëve më të mirë demokrat shqiptar të Kosovës, janë dëshmia më e shëmtuar e qyqarllëkut të institucioneve tona të drejtësisë, e që sipas Zogajt, ato po dëshmojnë që janë të kapura nga strukturat kriminale.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test