Na ndiqni

Politika

Vetëvendosje deklarohet për tryezën e LDK-së, tregojnë se si do të veprojnë

Nga: Nesib Hoti Më: 22 prill 2018 Në ora: 21:45
Lidhja Demokratike e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një prononcim për “Bota sot’, tha se ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas saj, në momentin që u vije një ftesë e tillë, dikush nga kjo parti do të marrë pjesë në këtë tryezë.

“Për momentin ende nuk kam një informatë se Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar një ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të marrë pjesë në ketë tryezë. Nuk e di se a i kanë përcjellur ftesat, përveç asaj ftesës publike që ishte. Sigurisht, kur e pranojmë ftesën e shohim mënyrën se si e kanë parashtruar dhe besoj se dikush prej nesh merr pjesë në atë tryezë”, u shpreh Nagavci.

Tutje Nagavci, thotë se Lëvizja Vetëvendosje e ka shprehu qëndrimin e saj se është pro zgjedhjeve dhe për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Për më tepër Lëvizja Vetëvendosje e ka shprehur qëndrimin e saj se është pro zgjedhjeve dhe rrëzimin e kësaj qeverie, për shkak të vendimeve të gabueshme dhe të kundërligjshme që ka marr kjo duhet të bie. Andaj ne jemi pro këtij propozimi”, përfundoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, për “Bota sot”.

Kujtojmë se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, të premten kishte bërë të ditur se do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët, e që pritët të mbahet të mërkurën.

Ndërsa, kjo tryezë do të koncentrohet në dy çështjet themelore, e që janë mënyrat se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç është dialogu me Serbinë dhe reformat për integrim.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test