Na ndiqni

Politika

LDK-ja e shantazhuar, e bllokuar nga SHIK-u

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 27 tetor 2017 Në ora: 19:42
Një kryetar komune në balotazh, njëherësh, edhe anëtar i Kryesisë të LDK-së, i pyetur se me ke do bëjë koalicion, përmend AAK-në dhe Nismën! Të dyja këto subjekte janë në PAN dhe së bashku me shefen e tyre në PDK-në, kanë përgjakur LDK-në.

PAN-i në panik. Humbja në zgjedhjet lokale, edhe pse e pritshme, i ka hutuar humbësit. Flasin përçartë e marrëzishëm. Humbjen faktike, e paraqesin si fitore të tyre! Është rasti që kjo humbje të thellohet. Por, ka një hezitim të shpjegueshëm nga LDK-ja, por të dënueshëm nga anëtarësia, për ta shfrytëzuar këtë rast, ndoshta, të papërsëritshëm. Koalicionet e mençura, do të ishin çilësi i fitores bindëse të LDK-së.

Megjithatë, ka hamendësime, të diktuara  nga SHIK-u. Sepse LDK-ja është fort e shantazhuar, madje, edhe e bllokuar nga SHIK-u kriminal. Në strukturat vendimmarrëse të LDK-së, ka njerëz që kanë bërë pazare të pista me eksponentë të SHIK-ut. Bilëz, një nënkryetar i LDK-së, i pati bërë letër publike shefit të EULEX-it se SHIK-u nuk është vrasës?! E, megjithatë, LDK-ja heshti, nuk i kërkoi llogari kuadrit të saj. Andaj, edhe trimërohet Kadri Veseli, në mbrojtje të SHIK-ut, sepse i ka argatët brenda LDK-së. 

Një kryetar komune në balotazh, njëherësh, edhe anëtar i Kryesisë të LDK-së, i pyetur se me ke do bëjë koalicion, përmend AAK-në dhe Nismën! Të dyja këto subjekte janë në PAN dhe së bashku me shefen e tyre në PDK-në, kanë përgjakur LDK-në. Llogaria me numra, kryetarin në fjalë, e favorizon vetëm koalicioni me Vetëvendosjen. Megjithatë, i ikën emrit të saj, "si djalli nga temjani"! LDK-ja, e shantazhuar nga SHIK-u, dy herë radhazi e ka shpëtuar PDK-në, përkatësisht, PAN-in nga dalja në opozitë.  Banda e SHIK-ut ende dikton LDK-në, prandaj, edhe pengon reformimin e saj.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test