Na ndiqni

Politika

Tryeza e kapitullimit të Haradinajt

Nga: Bota Sot Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:04
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur dje se gjatë të mërkurës së javës që vjen do të mbahet “tryeza e përbashkët” e partive politike, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme.

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i Podujevës, Agim Veliu, në një prononcim për “Bota sot” tha se tryeza e së mërkurës do të jetë tentimi i parë për rrëzimin e qeverisë, për shkak se vendin e ka kapluar një krizë politike, ndërsa thotë se duhet të ndërmerren disa hapa para vendimit për mocion.

“Kjo krizë politike dhe institucionale që e ka kapluar vendin, do të diskutohet në tryezën e së mërkurës dhe do të shohim se cila do të jetë gatishmëria e partive tjera politike për të ndërmarrë hapa në zgjidhjen e kësaj krize. Do të diskutojmë edhe për hapat që e shohim të arsyeshme që duhet të ndërmerren. Duhen disa hapa para vendimin për mocion, pasi së pari duhet një datë për zgjedhje. Tryeza e së mërkurës do të jetë përpjekja e parë për rrëzimin qeverisë, mirëpo po e theksoj se duhet ta marrim një vendim të përbashkët me partitë e tjera që do jenë aty”

Veliu tha se ende nuk është në dijeni se cilat parti do jenë prezente të mërkurën.

“Ende nuk jam në dijeni  se cilat parti do marrin pjesë në tryezën e së mërkurës, mbetet ta shohim”-shtoi Veliu për “Bota sot”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur, janë deklaruar se po i presin ftesat e LDK-së për pjesëmarrje në tryezën e së mërkurës.

Bota Sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test