Na ndiqni

Politika

Pa LDK- në, qeveritë janë dështake

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 14 prill 2018 Në ora: 22:04
Nga fushata e LDK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka bërë akuza dhe konstatime për LDK- në:

1) Deputetët e LDK-së nuk japin nënshkrimet për Komisionin Hetimor të SHIK-ut;

2) Një pjesë e LDK- së, është pjesë aktive e SHIK-ut;

3) PDK janë të pafytyrë, ndërsa këta të LDK- së i kanë dhjetë fytyra.

I. Nisma e Lëvizjes Vetëvendosje, për krijimin e një Komisioni Hetimor,  për hetimin e SHIK-ut, mendoj se nuk është studiuar në masën e duhur. Madje, dyshohet mos është sugjerim i vet SHIK-ut, nëpërmjet anëtarëve të tij të fshehtë, që i ka të bollshëm në të gjitha partitë politike. Një Komision i tillë, përveç fjalëve lumë, nuk mund të sjellë ndonjë rezultat konkret. Pse? Sepse, në ulëset e Parlamentit janë, të paktën, 27 kriminelë. Kjo shifër rritet, kur dihen lidhjet ideologjke, e nepotike të shumë deputetëve tjerë.

Është një projekt i Hashim presidentit, që, tashmë, është vënë në zbatim: Arrestimi i shokëve të tij, dënimin e, më pastaj, lirimin e tyre! Bazuar në një klauzolë ligjore: "Një çështje e gjykuar një herë, nuk mund të bëhet objekt hetimi për së dyti!" Dhe, kjo ka trimëruar kriminelët e liruar dhe të tjerë, që janë në pritje të lirimit të parakohshëm. Sipas Kadri Veselit, themelues i SHIK-ut është Hashim Thaçi, dihet, në koordinim me Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe, përmes tyre, edhe Serbinë me aleatë. Kjo për arsyen, tashmë, të dëshmuar, përçarjen ndër shqiptare, me synimin që shqiptarët e Kosovës të vritën në baza ideologjike, për të harruar luftën me pushtuesin, Serbinë.

Realisht, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithherë në mbrojtje të SHIK-ut, në mbrojtje të krimit:

a) Vetëvendosje kërkoi largimin e UNMIK-ut, pastaj, edhe të EULEX-it, pa të cilët Kosova dhe qytetarët e saj do të ishin të rrezikuar edhe më shumë nga bandat e PDK-së   dhe të AAK-së;

b) Vetëvendosje votoi kundër krijimit të Gjykatës Speciale, edhe pse e dinte se kriminelët nuk ka kush t´i dënojë brenda Kosovës;

c) Vetëvendosje votoi Rezolutën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, që, në fakt, ishte për lirimin dhe mbrojtjen e "komandantëve" kriminelë, tashmë, disa syrësh, të dënuar me vendim të Gjykatës;

d) Vetëvendosje votoi ligjin për pagesën e mbrojtjes të akuzuarëve nga Gjykata Speciale, që do të jenë, kryesisht SHIK-as kriminelë, vrasës të shqiptarëvve të pafajshëm. Dhe, kjo është mbrojtje zyrtare e krimit, rehabilitim i kriminelëve, rivrasje e viktimave dhe cinizëm marroq;

e) Vetëvendosje, padyshim, ka qenë dhe mbetet edhe e vetme, në mbrojtje të Republikës: denoncimin e korrupcionit galopant; edhe më e vetmuar në kërkesën për sekuestrimin e pasurive pa mbuesë të pushtetarëve, hajna zyrtarë e batakçinj dhe të kujtdo tjetër. Por, Vetëvendosje "ka heshtur si peshku" për krimet politike vrastare, gjatë dhe pas luftës, të bandave në koordinim: të Drenicës, Dukagjinit, Llapit, të strehuara në partitë-banda  të PAN-it aktual. Për të qenë krejt i saktë, pas koalicionit të tri partive-banda, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA, të tufëzuar në PAN-in kriminal, ka pasur zëra denoncues të krimeve politike edhe nga disa kuadro të Vetëvendosjes. Zonja Millaku, e cila, edhe pse me shumë vonesë, akuzoi shefin e SHIK-ut Kadri Veseli dhe themeluesin e tij, Hashim Thaçin, për vrasjen e komandant "Drinit", alias Ekrem Rexha. Ishte vënie e pikës mbi -i-.

Hetimin për SHIK-un, përkatësisht, krimeve vrastare seriale politike, përgjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë, që kapin shifrën përtej  1.820 ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut, veprimtarëve të LDK-së dhe kuadrove të LPK-së së hershme, të cilët nuk u pajtuan me krimet e "komandantëve" të "Rognerit", bëhet ndryshe: Mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve të Kosovës si dhe të nënshkrimeve nga populli i Kosovës. Dosja e nënshkrimeve, së bashku me Kërkesën për hetimin e krimeve vrastare politike të luftës dhe të pasluftës, duke e shtrirë në kohë, që nga vrasja e gazetarit dhe të zëdhënësit të UÇK-së, Ali Ukaj, më 1997, e deri ke vrasja e Arben Sejdiut, në vitin 2016, t`u dërgohen Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare dhe Gjykatës Speciale, me seli në Hagë.

II. Përsa i përket konstatimit të deputetes të Vetëvendosjes, Drita Millaku, se "një pjesë e LDK-së është pjesë aktive e SHIK-ut", është pjesërisht i saktë. Dhe, për të qenë krejt “OK-ej”, duhej një formulim ndryshe: "Disa anëtarë potencialë, në strukturat vendimmatëse të LDK-së, janë pjesë aktive e SHIK-ut". Këtë të vërtetë, në shkallën sipërore, e kanë denoncuar shumë veprimtarë, e disa gazetarë nga LDK-ja dhe në veçanti, nga LDK-ja e mërgatës. Pas amëshimit të kryezotit Rugovë, filloi "hajka", përndjekja, anashkalimi i kuadrit të sprovuar rugovian, për ta monopolizuar më lehtë sundimin, përmes klanit brenda Kryesisë të LDK-së.

Në Kuvendin e 7-të Zgjedhor të LDK-së, u ligjësua braktisja e zgjedhjeve demokratike. Vetë kontrabandimi i një kryetari, që jo vetëm nuk ishte pjesë e këtij subjekti, por, edhe kundër tij, është shenjë e dukshme se SHIK-u, ishte brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së. Emërimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë të LDK-së, pa hyrë në votim të fshehtë, ishte kthim në praktikën moniste dhe kompromentim të strukturave të LDK-së. Kryetari i partisë aktivizoi klanin e gatshëm dhe nismoi anashkalimin, linçimin, përjashtimin e kuadrit besnik rugovian. Dhe, ky ishte një dobësim i LDK-së, pakënaqësi të anëtarësisë, që është reflektuar në largime dhe abstenim në votime,të një mase të konsiderueshme të anëtarësisë të LDK-së. Dhe, pamedyshje, ky ishte projekt i SHIK-ut, i realizuar nëpërmjet asaj "pjese aktive të SHIK-ut brenda LDK-së", që konstaton edhe zonja Millaku.

Oreksi i shtuar i kryetarit dhe klanit të tij brenda Kryesisë së LDK-së, për të qëndruar, dhunshëm, në udhëheje të LDK-së, u manifestuan pacipshëm në Kuvendin e 8-të "Zgjedhor" të LDK-së. U shkelën tri parimet bazë të rregullores të Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE), si: moslejimi i debatit, mungesa e konkurrencës, përjashtimi i votimit demokratik, pra, mosvotimi i fshehtë. Rrjedhoja: E gjithë struktura vendimmarrëse e LDK-së, e dalë nga Kuvendi i 8-të "Zgjedhor": Kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Prgjithshëm rezulton sa e dunshme, aq edhe e paligjshme. Të ligjshëm janë vetëm deputetët e zgjedhur të qershorit dhe kuadri drejtues i komunave të fituara nga LDK-ja, në tetorin e vitit 2017.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test