Na ndiqni

Politika

Rugova flet për gjendjen që po mbretëron brenda LDK-së

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 14 prill 2018 Në ora: 10:41
Naser Rugova

Lajmi që ka qarkulluar në mediet online duke thënë se Lidhja Demokratike është ndarë në katër grupe dhe ka probleme e mosmarrëveshje brenda partisë, po del të jetë i pa vërtetë.

Madje, këtë e ka konfirmuar edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova.

Rugova ka thënë për gazetën ‘’Bota sot’’ se janë vetëm tendenca për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e krijuara nga koalicioni qeverisës PANA-Lista Serbe.

‘’Këto janë tendenca të disa qarqeve politike dhe mediale për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet e mëdha që i ka krijuar ky koalicion qeverisës. LDK është unike, të gjitha vendimet merren në harmoni dhe koncensus të plotë, ky unitet dhe fakti që jemi subjekti i parë po i frikon rivalët e LDK-së’’, përfundon Rugova.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test