Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së tregon opsionet për koalicion parazgjedhor

Nga: Bota Sot Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:18
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka folur për “Bota sot” rreth koalicionit parazgjedhor të partisë së tij, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë për “Bota sot” se në interes të LDK-së, është që të largojë qeverisjen aktuale.

“Ajo çka unë mendoj personalisht, është se para interesit të LDK-së për zgjedhje të reja dhe marrjes së pushtetit është interesi i vendit për të ndërprerë këtë qeverisje arrogante dhe aspak të përgjegjshme”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Gjithashtu, ai ka theksuar se LDK-ja nuk e ka në interes që të hyjë në koalicion parazgjedhor , por e ka lënë të hapur mundësinë të ketë koalicion me partitë që kanë parti me program të njëjtë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk besoj se ka interesin që të hyj në koalicione të mëdha parazgjedhore. Koalicione me parti që konceptet dhe programet e tyre i kanë të përafërta me LDK-në, parti të vogla e kam fjalën mund të ketë”, ka përfunduar ai për “Bota sot” .

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test